web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Tirana prezanton trajnerin e ri

7 Shtator 2025, 21:59, Sport CNA

ZYRTARE/ Tirana prezanton trajnerin e ri


Siç ishte njoftuar më herët, Tirana ka prezantuar trajnerin e ri. 

Drejtimi i bardhebluve i është besuar Roberto Bordin. Italiani rikthehet në Superiore, ku sezonin e kaluar drejtoi Elbasanin. 

NJOFTIMI: 


Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Roberto Bordin.

Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri.

Bordin është një emër i njohur në futbollin italian dhe ndërkombëtar, me përvojë të gjerë si trajner. Ai ka drejtuar ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, si dhe Kombëtaren e Moldavisë.

I urojmë trajnerit mirëseardhje dhe suksese në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.

KF Tirana njofton gjithashtu arritjen e marrëveshjes me zëvendës trajnerin Marco Veronese.

Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që ai të bëhet pjesë e stafit teknik të drejtuar nga trajneri Roberto Bordin.

Veronese sjell me vete një përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner. Në karrierën e tij si trajner, ka qenë pjesë e projekteve serioze në Itali, ndërsa në nivel ndërkombëtar ka shërbyer edhe si zëvendës trajner i Kombëtares shqiptare gjatë periudhës së suksesshme nën drejtimin e Gianni De Biasi, çka e bën njohës të mirë të realitetit të futbollit shqiptar.

E mirëpresim Veronese dhe i urojmë suksese në punën e tij me ekipin bardheblu!





Lajmet e fundit nga