Golat e shënuar/ Ronaldo kalon Messin, por vendin e parë e mban ish-sulmuesi i... Guatemalës
Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin...

Dy dekada më parë, në një fshat të vogël të Shkodrës të quajtur Juban, nisi për herë të parë në Shqipëri futbolli i vajzave. "Juban Danja" është skuadra e themeluar nga Ferdinand Jaku në Gurin e Zi, një zonë me histori e tradita, e cila festoi 20 vjetorin e krijimit.
Ferdinand Jaku, president i Juban Danja tha se në fillim nuk e kishte menduar që futbolli i vajzave në vend do të merrte këto përmasa.
“Gjithçka nisi 20 vite më parë nga familja ime. Në fakt ishte më shumë nga mazhoranca e vajzave dhe gruas në shtëpinë time. Nga aty nisi fillimisht si ide dhe më pas vendosëm që të organizohemi më ndryshe duke nisur edhe formimin e ekipit të futbollit Juban Danja që është skuadra e parë e vajzave në Shqipëri. Fillimisht nuk e kam menduar se më pas futbolli i vajzave në vend do të merrte këto përmasa që ka sot dhe jam shumë i lumtur që jeni në të parët që hodhëm hapin për këtë gjë duke i dhënë jetë futbollit për vajza. Sot pas 20 vitesh normalisht që është një emocion i madh dhe një krenari për të gjithë ne dhe po e festojmë atë datë të shënuar. Fillimisht kemi qenë një ekip rival dhe kemi zhvilluar kampionate të mira aq sa në 2011 arritëm që të fitojmë edhe Kupën e Shqipërisë dhe besoj ai ka qenë momenti kulmor për ne. Tashmë prej disa vitesh nuk e kemi ekipin e parë për arsye të ndryshme por kjo nuk do të thotë se Juban Danja nul ekziston sepse vijojmë me ekipet e moshave. Shumë lojtare tona kanë shkuar tek Vllaznia apo edhe ekipe të tjera”, tha Jaku.
Nën emocione Loreta Jaku dhe Agetina Marku, dy prej lojtareve të para në formacionin e Juban Danja tregojnë mbi sfidat dhe se si mposhtën paragjykimet e kohës për të luajtur futboll ..
Loreta Jaku, ish-futbolliste e Juban Danja tregon se si ka nisur karrierën e saj te skuadra e vajzave.
“Unë u bëra pjesë e Juban Danja pas një ftese të Ferdinand Jakut. Erdha dhe nisa të luaj dhe isha shumë e lumtur që kishim një ekip të rregullt. Në fakt asokohe isha 20 vjeçe por kam luajtur futboll edhe më përpara me grupin e Katekizmit të kishës. Kam luajtur që e vogël edhe pse në fakt në atë kohë ishte një tabu. Familja ime më lejoi dhe më mbështeti por ka patur vajza të tjera dhe ka ende edhe sot që kanë probleme dhe paragjykohen edhe nga vetë familjet duke hasur vështirësi. Kemi patur disa suksese si skuadër me trofe dhe kampionate të bukura si ekip rival. Sot ka vajza më pak për shkak të emigracionit por cilësia është më e madhe në ditët e sotme krahasuar me kohën tonë. Jam krenare që edhe sot jam pjesë e ekipit si trajnere. I uroj Juban Danja këtë 20 vjetor”, tha Jaku.
Agetina Marku, ish-futbolliste e Juban Danja tregon se ishte 15 vjeç kur nisi karrierën e saj në futboll te klubi shkodran.
“Isha 15 vjeçe kur e nisa për herë të parë. Nuk kisha luajtur asnjëherë më përpara futboll dhe kur erdha tek Juban Danja nisa të stërvitem dhe të luaj për herë të parë. Për mua ishte një kënaqësi e madhe. Unë dua t’i them vajzave sot që të merren me futboll sepse është gjë e bukur dhe sporti i ndihmon shumë në zhvillimin e tyre. Kanë qenë vite të bukura dhe kemi përjetusr plot emocione. Dua të uroj ekipin tim edhe shumë vite të tjera”, u shpreh Marku
Ekipi i "Juban Danjës" ndër vite ka qenë një ndihmë edhe për skuadrën e Vllaznisë.
President i Vllaznisë për vajza, Lazër Matija është shprehur se ekipi “Juban Danja” ka qenë një ndihmesë dhe për klubin që ai drejton.
“Është një kënaqësi për mua që të jem sot këtu. Është e vërtetë që Juban Danja është ekipi i parë i vajzave në Shqipëri. Ne me këtë skuadër për disa vite me radhë, fillimisht kur kishim Adën e më pas si President i Vllaznisë kemi patur shumë rivalitet. Besoj se ai rivalitet i ka shërbyer futbollit në tërësi dhe sot nuk më vjen mirë që Jubani nuk ka më një ekip të rriturash dhe shpresoj ta rikthejë sa më shpejt. Futbolli i vajzave ndryshe nga djemtë që kanë shumë më shumë investime, mbështetje e çdo gjë tjetër , është me vështirësi shumë më të mëdha. Nga Juban Danja por edhe ekipe të tjera shqiptare, Vllaznia ka patur lojtare shumë të mira. Vitet e fundit kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Jubanin dhe na ka furnizuar përmës ekipeve zinxhir që ka. I uroj shumë suksese në këtë 29 vjetor”, u shpreh Matija.
Vajzat e "Juban Danjës" sot kanë prekur edhe tregun ndërkombëtar siç është Alma Hilaj e cila luan në Itali. "Juban Danja" prej disa vitesh nuk ka më një ekip të rriturash si më përpara për shkak të pamundësive ekonomike por ky klub vazhdon të ekzistojë me ekipet e moshave./CNA
Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin...
Amir Rrahmani është larguar para kohe nga grumbullimi me K...
UEFA ka caktuar një trupë arbitrash polakë për ndeshjen me...
Fitorja kundër Letonisë është detyrim për Kombëtaren Shqip...
Vangjel Mile nuk është më trajner i Tiranës. Pas vetëm dy ...
Andre Onana është pranë largimit nga Manchester United dre...
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e radhës në p...
Partizani është mposhtur me rezultatin 3-2 nga Besa në miq...
Paris Saint-Germain ka marrë lajme të këqija nga pauza e k...
Serbia fitoi 1-0 ndaj Letonisë në transfertë, në ndeshjen ...
Partizani do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Besës në s...
Kombëtarja shqiptare U-17 fitoi ndeshjen e dytë në turneun...
Fenerbahce shkarkoi trajnerin Jose Mourinho pak ditë më pa...
Italia e drejtuar nga Gennaro Gattuso po tregon një qasje ...
Juljan Shehu dhe Mirlind Daku dolën sot në konferencën për...
Ernest Muçi është larguar nga Besiktas për të vazhduar kar...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e n...
Kombëtarja shqiptare U-21 luajti pasditen e sotme ndeshjen...
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e radhës...
Shqipëria fitoi minimalisht ndaj Gjibraltarit në miqësore....
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Nënë T...
Dogana e Durrësit ka njoftuar se ditën e sotme gjatë kontr...
Një aksident rrugor është rregjistruar pak minuta më parë ...
Policia e Shtetit ka publikuar pamje të reja nga operacion...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shum...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi "çlirimin" e 100 ...
Një varrezë gjigante balenash me gjatësi rreth 1,200 km (7...
Edhe pse rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Z...
Ushtria amerikane ka çaktivizuar një anije cisternë nafte ...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekor...
Raporti i kredive me probleme iu kthye rënies në muajin pr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dh...
Rivlerësimi i xhiros të vitit 2025 për bizneset në Tiranë ...