web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëm dy javë kampionat, shkarkohet trajneri i parë në Superiore

7 Shtator 2025, 11:51, Sport CNA

Vetëm dy javë kampionat, shkarkohet trajneri i parë në

Vangjel Mile nuk është më trajner i Tiranës. Pas vetëm dy javësh kampionat, bardheblutë kanë vendosur ta shkarkojnë.

Shkak janë bërë rezultatet, ku javën e parë barazoi me Bylisin, ndërsa në të dytën u mposht nga Vora.

Te Tirana nuk kanë humbur kohë dhe kanë zgjedhur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Roberto Bordin.

Italiani drejtoi Elbasanin sezonin e kaluar deri në dhjetor, me mesataren 1.5 pikë për ndeshje. Kulmin e karrierës e ka pasur si trajner i Sheriff Tiraspol, ku ka fituar 2 herë kampionatin moldav.





Lajmet e fundit nga