web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Ramadan Ndreu i jep fund papunësisë, merr drejtimin e klubit shqiptar

20 Shkurt 2023, 14:19, Sport CNA

Një tjetër klub i Kategorisë së Parë bën ndryshim në pankinë. Klubi i Tërbunit ka vendosur t’i japë lamtumirën trajnerit Alert Alcani, duke e larguar teknikun si pasojë e mungesës së rezultateve në ndeshjet e fundit.

Tërbuni u mposht nga Tomori në ndeshjen e kësaj fundjave me shifrat 2-1 dhe kjo humbje ka shtyrë drejtuesit që të mendojnë për ndryshimin, duke shpresuar që kjo të ndryshojë trendin e rezultateve që kanë çuar aktualisht pukjanët në vendin e 9-të në renditje.

Më pas, me një tjetër njoftim në rrjetet sociale, klubi bëri të ditur se në pankinën e pukjanëve është emëruar Ramadan Ndreu, një emër shumë i njohur, i cili ka drejtuar edhe në Kategorinë Superiore.

 





Lajmet e fundit nga