web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në një mendim me tifozët, Interi zgjedh kapitenin e sezonit të ardhshëm

20 Shkurt 2023, 12:54, Sport CNA

Këtë sezon shiriti i kapitenit tek Interi ka “shëtitur” në shpatullën e Milan Skriniar, Samir Handanovic, por edhe Lautaro Martinez. Megjithatë, nga sezoni i ardhshëm shiriti i kapitenit do të qëndrojë vetëm te Lautaro Martinez pasi është ai i përzgjedhuri i shoqërisë zikaltër, por edhe tifozerisë.

Argjentinasi po kalon një formë të shkëlqyer aktualisht, teksa shënon çdo 109 minuta, ndërsa vetëm në vitin 2023 ia ka dalë ta gjejë rrugën e rrjetës në tetë raste. Kështu, klubi kërkon t’i japë më tepër besim, por mbi të gjitha ta blindojë sa i takon merkatos duke njohur interesin e madh që vjen për argjentinasin nga klubet më elitare të Europës.

Kontrata e 25-vjeçarit me Interin përfundon në vitin 2026, teksa prej verës së vitit 2018, Lautaro është pjesë e Interit duke u shndërruar në një idhull për tifozerinë e "San Siro"-s.





Lajmet e fundit nga