web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tifozët e Bayern Munich bëjnë gjestin e madh në nder të Franz Beckenbauer

12 Janar 2024, 21:31, Sport CNA

Bayerni po luan momentalisht në “Allianz Arena” përballë  Hoffenheim në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Bundesligës.

Për bavarezët është ndeshja e parë zyrtare për vitin 2024, por është një rikthim i hidhur. Para fillimit të sfidës, të gjithë të pranishmit në mitikun e Mynihut mbajtën 1 minutë heshtje në nderim të ndarjes nga jeta të legjendës Franz Beckenbauer.

Por përveç 1 minutë heshjte, ajo ç’ka ra në sy ishte gjesti fisnik nga tifozët ultras të Bayernit. Këta të fundit nuk kënduan dhe ulën flamujt deri në minutën e 5-të të sfidës. Ata kanë zgjedhur pikërisht pesën, për shkak se ka qenë numri që Beckenbauer ka mbajtur në kohën kur ishte pjesë e bavarezëve.

Padiskutim, vdekja e legjendës së futbollit botëror dhe veçanërisht atij gjerman ka lënë dhimbje tek të gjithë futbolldashësit dhe tifozëria bavareze të cilët hapën dhe një banderolë ku shkruhej: Udhëtimi i fundit – prehu në paqe, KAISER!





Lajmet e fundit nga