web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serie A/ 4 shqiptarë në fushë, por feston vetëm njëri

27 Dhjetor 2025, 17:46, Sport CNA

Serie A/ 4 shqiptarë në fushë, por feston vetëm njëri

Torino u mposht 2-1 në shtëpi nga Cagliari, në ndeshjen e javës së 17-të të Serie A.

Vendasit, me Ardian Ismajlin dhe Kristjan Asllanin titullarë, e nisën ndeshjen më mirë dhe kaluan në avantazh në minutën e 27-të me Nikola Vlasic, pas asistit të Che Adams.

Cagliari reagoi dhe barazoi në fundin e pjesës së parë me Matteo Prati, ndërsa në minutën e 66-të përmbysi rezultatin me Semih Kiliçsoy.

Torino pati disa raste për të barazuar, por nuk arriti të konkretizojë. Me këtë humbje, Torino mbetet në vendin e 13-të me 20 pikë, ndërsa Cagliari ngjitet pranë saj me 18 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Como fitoi bindshëm 3-0 ndaj Leçes në transfertë. Në këtë takim, Mërgim Vojvoda u dallua me një paraqitje pozitive për Comon, ndërsa Ylber Ramadani luajti si titullar për Leccen.

Ky sukses e ngjit Comon në vendin e gjashtë me 27 pikë, ndërsa Lecce renditet e 16-ta me 16 pikë.





Lajmet e fundit nga