web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ronaldo dhe Portugalia eliminohen nga Botërori, Spanja kualifikohet me golin në shtesë

6 Korrik 2026, 23:05, Sport CNA

Ronaldo dhe Portugalia eliminohen nga Botërori, Spanja kualifikohet me

Kombëtarja e Spanjës ka siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës pasi mposhti Portugalinë me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar në minutat shtesë të takimit.

Mesfushori Mikel Merino u kthye në heroin e spanjollëve duke realizuar golin e fitores në minutën e 91-të.

Ky eliminim shënon edhe fundin e rrugëtimit në këtë turne për Portugalinë dhe kapitenin Cristiano Ronaldo, i cili mbyll karrierën pa arritur të fitojë trofeun e vetëm madhor që i mungonte në sirtar.

Përgjatë 90 minutave të lojës, të dyja skuadrat krijuan raste të shumta shënimi, ku luzitanët ishin pafat në pjesën e parë duke goditur traversën me anë të mbrojtësit Nuno Mendes.

Në krahun tjetër, portieri Diogo Costa mbajti në lojë ekipin e tij me disa ndërhyrje vendimtare, përpara se të dorëzohej në sekondat e fundit.

Në fazën tjetër, Spanja do të ndeshet me fituesin e çiftit SHBA-Belgjikë.





Lajmet e fundit nga