web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyhet ndeshja Meksikë-Angli

6 Korrik 2026, 01:45, Sport CNA

Shtyhet ndeshja Meksikë-Angli

Përballja e raundit të 1/8-ave në Kupën e Botës midis Meksikës dhe Anglisë, e planifikuar për t'u zhvilluar në stadiumin historik "Azteca", është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Sfida do të nisë me një orë vonesë, konkretisht në orën 03:00, duke ndryshuar orarin fillestar të përcaktuar për në orën 02:00.

Edhe pse një mundësi e tillë ishte paralajmëruar nga parashikimet meteorologjike, qeveria botërore e futbollit, FIFA, vendosi fillimisht të mos ndryshonte axhendën zyrtare të turneut. Njoftimi përfundimtar për shtyrjen u komunikua kur kishte mbetur më pak se një orë nga starti.

Ky vendim ka bërë që sportdashësit në Angli të presin më gjatë për të ndjekur performancën e kombëtares së tyre në këtë fazë delikate. Skuadra që do të sigurojë kualifikimin pas këtij 90-minutëshi do të ndeshet në çerekfinale me Norvegjinë, e cila siguroi biletën e saj pasi eliminoi Brazilin.





Lajmet e fundit nga