web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spanja eliminon Portugalinë nga Botërori

6 Korrik 2026, 21:01, Sport CNA

Spanja eliminon Portugalinë nga Botërori

Një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së 1/8-ave të Kupës së Botës zhvillohet mbrëmjen e kësaj të hëne, ku Portugalia dhe Spanja do të luftojnë për një vend në çerekfinale.

Dy kombëtaret iberike vijnë në këtë përballje me rezultate pozitive dhe me objektivin për të vazhduar rrugëtimin në turne.

Portugalia siguroi kalimin në këtë fazë pas fitores 2-1 ndaj Kroacisë. Nga ana tjetër, Spanja mbërrin në këtë përballje pas fitore bindëse 3-0 ndaj Austrisë.

Gjithçka është gati për një përballje mes dy skuadrave që kanë treguar stabilitet gjatë turneut.


PORTUGALI-SPANJË 0-1


KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja. 

90+1’- GOOOOOOL SPANJA 0-1! Zhbllokohet sfida nga spanjollët. Merino merr një pasim të shkëlqyer në zonë nga Ferran Torres dhe nuk gabon.

71’- Aktivizohet Rafael Leao te Portugalia. Largohet nga fusha e lojës Joao Felix.

65’- Gjuan Baena në zonë, por goditja është e dobët dhe pret pa vështirësi portieri Costa.

61’- Provon Pedri me një gjuajtje të fortë, por Veiga e devijon në këndore.

58’- Krosim i Felix në zonë, Ronaldo nuk kordinohet si duhet.

55’- Dëmtohet Nuno Mendes. Semedo i merr vendin në fushë.

52’- Yamal ia del të kalojë me sukses Nuno Mendes, por nuk pason dot në fund.

50’- Mundësi e mirë për Portugalinë. Pedro Neto pason në zonë, topi kalon pasqyrën e portës, por nuk shfrytëzohet nga Ronaldo dhe Felix.

45′- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

Akordohen 6 minuta shtesë.

41’- Fati shpëton Spanjën. Tranversa i mohon golin Portugalisë, pas gjuajtjes së devijuar të Nuno Mendes.

36’- Pranë golit Portugalia. Simon devijon fillimisht një tentativë të Felix me kokë, ndërsa Ronaldo provon më pas, por portieri bën një pritje të shkëlqyer dhe i mohon golin.

31’- Mundësi e mirë për Spanjën, por Olmo nuk dërgon dot topin në rrjetë më kokë.

29’- Ndërhyrje vendimtare nga Veiga, që ndal një pasim të Olmo për Yamal, i cili do të shfaqej i vetëm me portierin në rast se topi kalonte.

16’- Dy pritje spektakolare nga Diogo Costa. Fillimisht ndal Yamal dhe më pas një gjuajtje shumë të bukur të Baena, që po shkonte në portë.

12’- Kundërpërgjigjet Portugalia me Ronaldon. Gjuajtja e fortë e sulmuesit devijohet në këndore nga portieri Unai Simon.

8’- Mundësi e artë e shpërdoruar nga Oyarzabal. Sulmuesi shfaqet i vetëm me portierin, por gabon gjithçka dhe gjuan jashtë.

3’- Vjen kërcënimi i parë. Oyarzabal lëshon një gjuajtje e fortë nga jashtë zone, por shkon në duart e Diogo Costa.

Starton sfida.





Lajmet e fundit nga