web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaos në FIFA! Kërkohet largimi i Infantino-s, favorizoi SHBA-në me vendimin e paprecedentë

6 Korrik 2026, 15:10, Sport CNA

Kaos në FIFA! Kërkohet largimi i Infantino-s, favorizoi SHBA-në

FIFA po përballet me një situatë të tensionuar pas vendimeve të fundit të marra në kuadër të Kupës së Botës.

Raportime jozyrtare thonë se disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv pritet të kërkojnë dorëheqjen e presidentit Gianni Infantino, duke paralajmëruar edhe ngritjen e një padie ligjore ndaj tij.

Shkak për këtë krizë janë bërë pretendimet se institucioni ka shkelur rregulloret e veta për të favorizuar një lojtar dhe një federatë specifike.

Debati ka shpërthyer pas vendimit të paprecedentë për të pezulluar kartonin e kuq të sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun, duke i dhënë të drejtën të luajë në fazën e 1/8-ave.

Federata Belge e Futbollit ka dorëzuar tashmë një apel zyrtar kundër këtij vendimi përpara ndeshjes që do të zhvillohet të martën në orën 02:00.





Lajmet e fundit nga