VIDEO/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Gjirin e Hartës
CNA ka siguruar pamje ku tregohet se është aktivizuar vatr...
CNA ka siguruar pamje ku tregohet se është aktivizuar vatr...

Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën "play off" të një Kampionati Botëror. Fitorja 0-1 në transfertën e Andorrës vlejti shumë më tepër sesa tri pikë. Ajo vulosi një vend të sigurt në "play off"-et e Botërorit të ardhshëm. Në një intervistë për "Telegraf", Presidenti Armand Duka tregoi emocionet e këtij momenti historik në Andorra dhe nënvizoi rëndësinë e kësaj fitoreje.
Kreu i qeverisë së futbollit u shpreh se objektivi i skuadrës në këto kualifikuese u arrit, pavarësisht vështirësive, duke qenë se në grup bëjnë pjesë ekipe si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.
Ndër të tjera, Presidenti Duka vlerësoi ndeshjen ndaj Serbisë si një prej më të bukurave të këtyre kualifikueseve dhe foli për sfidën e nesërme kundër Anglisë në “Air Albania”, si edhe për "play off"-in dhe kundërshtarët e mundshëm.
– Z. Duka, Shqipëria për herë të parë në histori është kualifikuar në "play-off" të Kupës së Botës. Çfarë do të thotë personalisht për ju kjo arritje dhe si e përjetuat momentin e siglës së kualifikimit?
– Ishte një fitore e rëndësishme dhe e dinim shumë mirë që ishte e vështirë. Pavarësisht besimit që kishim te fitorja, djemtë kishin presion. Të them të drejtën, edhe unë si skuadra isha në presion, deri në momentin që Asllani shënoi golin dhe më pas besoj se u qetësuam jo vetëm ne aty, por të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Një emocion i veçantë, i pashpjegueshëm me fjalë. Çdo kualifikim, qoftë ai në finalet e Europianit më parë, por edhe ky tashmë në "play off" ka gjithmonë emocionet e veta dhe ndryshon njëra nga tjetra. Emocione të bukura. Por kualifikimi në "play- off" të Kampionatit Botëror është historik për ne dhe besoj se të gjithë duhet të ndihemi me fat që jetojmë në këtë epokë.
– Kur u hodh shorti dhe Shqipëria rezultoi në një grup me Anglinë dhe Serbinë, a keni pritur që do ta mbyllim këtë kualifikim si pozitë e dytë?
Në fakt, objektivi ynë ka qenë vendi i dytë. E dinim se me Anglinë do e kishim shumë të vështirë. Jo të pamundur, pasi në futboll ndodh gjithçka, por e dinim që do ishte e vështirë. Me Serbinë kishim ndeshje vërtetë sensitive, por përballjet direkte i kishim me ta. ashtu sikurse duhet vlerësuar edhe Letonia e Andorra. Mos të harrojmë barazimin në Letoni sepse e kam thënë dhe vazhdoj ta them që nuk ka më ekipe të lehta. E kam besuar, sepse kam parë çdo përgatitje të skuadrës dhe kam qenë në çdo grumbullim. Kam parë dëshirën, grintën e skuadrës për të bërë përpara dhe për të besuar në ëndrrën që ta kanë. Ne themi që Botërori është ëndrra e çdo shqiptari, por në fakt më shumë se sa e jona, është ëndrra e këtyre futbollistëve që jetojnë me futbollin.
– Në tërë këto kualifikuese cilën ndeshje e veçoni si më të mirën që Shqipëria e ka zhvilluar?
Pa dyshim që do të vlerësoja dy ndeshjet me Serbinë. Atë në “Air Albania” më 7 qershor dhe atë të kthimit më 11 tetor ku ne edhe fituam. Nuk do të doja t’i ndaja pasi realisht kam parë një ekip që ishte e etur për fitore, pavarësisht barazimit në Tiranë. Por në përgjithësi, përveç barazimit në Letoni që realisht na la shije të keqe të gjithëve, të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar në këtë fushatë kanë qenë për t’u shijuar.
– Ka mbetur edhe një përballje ndaj Anglisë, me një fitore – Shqipëria ngjitët në vazon e dytë. A besoni se kuqezinjtë mund t’i tregojnë botës një tjetër befasi pasi Anglia ende jo vetëm që nuk ka lëshuar pikë, por nuk di as të pranojë gol?
Të them të drejtën, nga kjo skuadër mund të pritet gjithçka. Jo vetëm nga skuadra, por është le të themi si një ligj i futbollit që çdo rezultat mund të ndodhë pasi futbolli është i paparashikueshëm. Kështu që unë dua të besoj që pse jo, ndaj Anglisë mund të provojmë të jemi ne fituesit. Edhe pse ta pranojmë që po luajmë ndaj finalistëve të Europianit të fundit dhe një nga top 5 ekipeve më të mira në botë.
– Cilët do të ishin kundërshtarët që ju do t’i dëshironit në gjysmëfinale të "play off"-it? Një revansh i mundshëm me Italinë në finale të "play off"-it?
Nuk do të veçoja një emër, të gjithë kundërshtarët janë të vështirë. Edhe Andorra që të gjithë e mendojnë një ekip të lehtë, në fakt nuk është ashtu. Nuk ka më ekipe të lehta. Unë vetëm dua të besoj te kjo skuadër do të vazhdojë të na suprizojë siç bën gjithmonë. Italia? Jemi përballur edhe më herët. Madje i kemi shënuar edhe golin më të shpejtë në Europian me Nedim Bajramin, që gjithashtu është gol rekord në historinë e një Europiani. Nuk i dihet, mund edhe ta kemi përballë. Ne do të luajmë shanset tona përballë çdo ekipi.
– Për fund, a besoni se këtë herë Shqipëria mund ta realizojë ëndrrën dhe ta sigurojë Botërorin për herë të parë në histori?
Pas kualifikimit në fazën "play off" të Botërorit, unë besoj se kjo skuadër mund të bëjë çdo gjë. Por për momentin duhet t’i gëzohemi këtij rezultati dhe "play off"-it.
Videoja 1-minutëshe ku shfaqej Elseid Hysaj duke tërhequr ...
Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sotme, të vlefshme ...
Marc Guehi është larguar nga grumbullimi i Anglisë për nde...
Argjentina ka arritur një fitore 2-0 në miqësoren e zhvill...
Kombëtarja kuqezi është rikthyer në Shqipëri pas fitores n...
Shqipëria është vetëm dy fitore larg kualifikimit historik...
Shqipëria ka siguruar për herë të parë në histori pjesëmar...
Cristiano Ronaldo u përjashtua me karton të kuq në ndeshje...
Fitorja historike ndaj Andorrës është përjetuar edhe nga t...
Kombëtarja U-21 ka nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë m...
Shqipëria ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të ku...
Kombëtarja U-17 luajti sot ndeshjen e dytë në raundin e pa...
Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen e radhës në k...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli pas fitores historik...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Goli i fitores erdhi nga këmbët e tij, që dhuroi asistin p...
Kombëtarja shqiptare ka arritur një moment historik, duke ...
Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Andorrës. Kuqezinjtë ...
Shqipëria e ka mbyllur në barazim pa gola, pjesën e parë n...
Mbrëmjen e kësaj të enjte, Kombëtarja shqiptare luan një n...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...