Dy kandidatë për stolin e Italisë
Federata Italiane e Futbollit po shqyrton emrat e Antonio ...

Kryeqytetit iu shtua sot një tjetër terren modern futbolli, me inaugurimin e fushës së re në zonën e Picallës, një investim i realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me akademinë “Tirona Republic Football Academy”.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, drejtuesit e akademisë, përfaqësues të komunitetit sportiv, prindër dhe dhjetëra fëmijë që do të kenë mundësinë të stërviten në këtë impiant të ri.
Ky investim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të FSHF-së për zgjerimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit të fëmijëve dhe të rinjve.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Presidenti Duka vlerësoi rëndësinë e investimeve në terrenet sportive dhe theksoi se futbolli duhet të jetë sa më pranë fëmijëve.
“Jam vërtet shumë i lumtur që marr pjesë sot në këtë ceremoni inaugurimi të kësaj fushe, e cila nuk është thjesht një fushë futbolli me bar artificial, por është mendimi ynë për të investuar për ju dhe të gjithë bashkëmoshatarët tuaj, për të luajtur futboll, për t’u rritur sa më të gëzuar dhe për t’u edukuar sa më mirë nëpërmjet futbollit.
Jam shumë i bindur që i gjithë brezi ynë ka borxhe karshi moshës suaj për infrastrukturën që duhet të bëjë për futbollin. Fatmirësisht, ne në Shqipëri jemi vendi i parë në Europë që e dashurojmë futbollin. Të gjithë prindërit duhet t’i sjellin fëmijët në futboll. Të gjithë fëmijët të bëjnë “presion” te prindërit që t’i dërgojnë në futboll. Detyra e të gjitha institucioneve është që të krijojnë sa më shumë kushte dhe kemi deficite për infrastrukturën sportive dhe fushat e futbollit. Por sot jemi në një rast të mirë, në një shembull që është për t’u ndjekur nga të gjithë.
Unë dua të falënderoj drejtuesit e akademisë “Tirona Republic Football Academy”. Është një bashkëpunim me Federatën e Futbollit. Siç dihet, kjo fushë është investuar nga FSHF dhe nga financat private të drejtuesve të akademisë. Dua t’i falënderoj që kanë marrë këtë iniciativë dhe të sensibilizoj të gjithë ata që e duan futbollin dhe ata që kanë mundësi, por që nuk merren me futboll, që t’i bashkohen iniciativës sonë për të bërë sa më shumë fusha futbolli dhe për të qenë sa më pranë jush për të përmirësuar infrastrukturën, që vërtet t’ju plotësojmë kushtet juve që të ndiqni ëndrrën dhe pasionin tuaj, për të vazhduar këtë lojë të bukur.
Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju, kryesisht fëmijëve që jeni këtu. Dua t’ju falënderoj që na ndiqni lojën dhe neve. Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, prindërit për besimin që kanë te ne, drejtuesit e akademisë dhe uroj ta shijoni këtë fushë. Uroj që ta shijoni futbollin, të gëzoni, të qeshni, të bëni gola, të miqësoheni sa më shumë dhe të rriteni si një komunitet dhe skuadër. Faleminderit shumë që jeni sot këtu”, – tha Presidenti Duka.
Fusha e re në Picallë do të vihet në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve të zonës, duke ofruar një hapësirë moderne për stërvitje dhe aktivitete sportive. Ky është një tjetër investim konkret i FSHF-së në kuadër të projektit “100 Fushat”, që synon rritjen e numrit të terreneve sportive dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e futbollit në të gjithë Shqipërinë.
Federata Italiane e Futbollit po shqyrton emrat e Antonio ...
Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, do të ...
Kroacia ka rikthyer shpresat për kualifikim në Kupën e Bot...
Pas fitores së rëndësishme ndaj Uzbekistanit, kapiteni i P...
Anglia dhe Gana barazuan 0-0 në ndeshjen e dytë të Grupit ...
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Anglisë dhe Ganës...
Portugalia siguroi një fitore të thellë 5-0 ndaj Uzbekista...
Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Ganës do të përballen mes t...
Lionel Messi vazhdon të vendosë rekorde në Kupën e Botës, ...
Kurasao po tërheq vëmendje në Kupën e Botës jo vetëm për p...
Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë në Kupën e...
Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, një nga vend...
Kombëtarja e Portugalisë përballet me Uzbekistanin në ndes...
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi këtë të martë mbledh...
Statistikat e Kampionatit Botëror 2026 konfirmojnë një rën...
Federata Shqiptare e Futbollit ka përmirësuar imazhin e sa...
Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka bar...
Barazimi 2-2 mes Uruguajit dhe Kepit të Gjelbër në Botëror...
Kombëtarja e Norvegjisë ka siguruar kualifikimin për në fa...
Federata Shqiptare e Futbollit pritet të miratojë një refo...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhje, ndodhur në...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...