web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ronaldo shkruan emrin me germa të arta, rekord historik në Botëror

23 Qershor 2026, 19:46, Sport CNA

Ronaldo shkruan emrin me germa të arta, rekord historik në

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë në Kupën e Botës 2026, duke realizuar dy gola në pjesën e parë ndaj Uzbekistanit. Sulmuesi portugez shënoi në minutën e 6-të dhe në minutën e 39-të, duke vendosur një rekord unik në historinë e turneut.

Me golin e parë, Ronaldo u bë futbollisti i parë që ka shënuar në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës: 2006, 2010, 2014, 2018, 2022 dhe 2026.

Ai arriti në kuotën e 10 golave në Botëror, duke kaluar legjendën portugeze Eusebio, që kishte ndalur në 9. Në moshën 41 vjeç e 131 ditë, Ronaldo është gjithashtu një nga futbollistët me moshën më të madhe që ka shënuar në historinë e kompeticionit.

Kapiteni portugez ka zhvilluar deri tani 24 ndeshje në Kupat e Botës dhe është pranë barazimit të rekordit të Lothar Matthaus me 25 paraqitje. Jashtë Botërorit, ai vazhdon të mbajë rekordet për më shumë ndeshje ndërkombëtare dhe më shumë gola me një kombëtare.





Lajmet e fundit nga