web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dopietë historike nga Ronaldo, Portugalia fiton me “manita”

23 Qershor 2026, 21:05, Sport CNA

Dopietë historike nga Ronaldo, Portugalia fiton me “manita”

Portugalia siguroi një fitore të thellë 5-0 ndaj Uzbekistanit në Kupën e Botës, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo vendosi një rekord historik.

Sulmuesi portugez shënoi dy herë, duke realizuar golat në minutën e 6-të dhe të 39-të. Me golin e parë, Ronaldo u bë futbollisti i parë që ka shënuar në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

Nuno Mendes realizoi golin e dytë të Portugalisë, ndërsa një autogol i Abduvohid Nematov shtoi diferencën në pjesën e dytë.

Golin e pestë e shënoi Rafael Leao në minutat finale të takimit. Uzbekistani pati një gol të anuluar nga VAR-i pas goditjes së Aziz Ganiev për shkak të një faulli në ndërtimin e aksionit.

Me këtë sukses, Portugalia vazhdon rrugëtimin në turne, ndërsa Uzbekistani mbetet me pak shanse për të siguruar kualifikimin.





Lajmet e fundit nga