Javët e fundit të 2025, zbulohet kalendari i ndeshjeve
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e S...

Lëvizja e planifikuar prej muajsh për zhvillimin e ndeshjes së Serie A midis Milan-it dhe Como-s në Perth të Australisë po shkon drejt anulimit. Sipas informacioneve të orëve të fundit, përballja e 8 shkurtit, e cila dukej e konfirmuar nga të gjitha palët, pritet të mos zhvillohet jashtë Italisë. Presidenti i Ligës së Serie A, Simoneli, kishte deklaruar së fundmi se marrëveshja ishte në fazat përfundimtare, por disa kushte shtesë të vendosura nga Konfederata Aziatike e Futbollit kanë ndryshuar skenarin.
Problemi kryesor lidhet me kërkesën që ndeshja të gjykohet nga arbitra australianë, një kusht që nuk ishte parashikuar në fazën e parë të bisedimeve. Ky kriter, së bashku me disa elementë të tjerë organizativë, po shtyjnë drejt vendimit për të anuluar udhëtimin në Australi.
Aktualisht, e vetmja mundësi që mund të rikthejë skenarin fillestar është një ndërhyrje e FIFA-s, por deri tani nuk ka sinjale të qarta në këtë drejtim.
Me prishjen e kësaj marrëveshjeje, duhet të përcaktohet edhe vendi dhe data e re e ndeshjes. Opsioni i zhvillimit të takimit në "San Siro" më 8 shkurt nuk është i mundur, pasi stadiumi do të jetë i angazhuar nga aktivitetet e lidhura me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Milano–Cortina, të planifikuar për 6 shkurt.
Për shkak të rregullores së kampionatit, Milan-i nuk mund të zhvendosë ndeshjen në një impiant tjetër, duke e detyruar Ligën të gjejë një datë alternative që të mos përplaset me kalendarin e të dyja skuadrave.
Duke qenë se as Milan-i dhe as Komo nuk marrin pjesë në kompeticione europiane, mundësitë hapen në datat 17 ose 18 shkurt, si edhe 24 ose 25 shkurt. Megjithatë, këto data varen edhe nga kalendari i Inter-it, pasi stadiumi ndahet mes dy ekipeve dhe angazhimet e mundshme të zikaltërve në "play-off" të Champions League mund të ndikojnë në vendimin përfundimtar.
Një tjetër mundësi që është përjashtuar paraprakisht është përmbysja e rendit të fushës. Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave është planifikuar për 15 janar në Komo, por më 14 janar në "San Siro" do të luhet Inter–Lecce, një takim i shtyrë më herët për shkak të Superkupës. Kjo e bën të pamundur zhvendosjen e ndeshjes Milan–Como në atë datë.
Në këtë mënyrë, ndërsa pritej që Serinë A të zhvillonte ndeshjen e parë zyrtare në historinë e saj në Australi, dinamika e re organizative e ka vënë projektin në pikëpyetje. Vendimi përfundimtar pritet në ditët në vijim, por gjithçka tregon se sfida do të luhet në Itali dhe jo në Perth, ashtu si ishte parashikuar fillimisht.
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e S...
Një nga trofetë që do të shpërndahet në mbrëmjen Gala “Top...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure zhvillohen nëntë ndeshjet e fu...
Janë mbyllur shtatë ndeshjet e Ligës së Kampioneve, të vle...
Liga e Kampioneve luan këtë të martë shtatë ndeshje të rau...
Bayern Munich përmbysi rezultatin dhe fitoi 3-1 ndaj Sport...
Ronald Araujo po qëndron ende larg Barcelonës pas vendimit...
Humbja e Juventusit ndaj Napolit nxori në pah mangësi takt...
Rafael Leao u largua para kohe nga ndeshja Torino–Milan pë...
Të enjten do të luhen ndeshjet e radhës në kompeticionet e...
Thomas Brdaric është trajneri i ri i Drenicës. Klubi i Sup...
Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin...
Nuk mund të ketë futboll pa drejtësi në fushë dhe për këtë...
Java e 15-të e Superiores uli siparin mbrëmjen e djeshme m...
Liga e Kampioneve rikthehet këtë të martë me nëntë ndeshje...
Milani përmbysi Torinon nga 0-2 në 3-2 dhe u rikthye në kr...
Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë në ndeshjen kryesore të ...
Dinamo mori një fitore të pastër 3-0 në transfertë ndaj Fl...
Te Real Madrid është krijuar një klimë tensioni pas humbje...
Liverpool po kalon një periudhë të tensionuar pas rezultat...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...