web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manchester United “lë nam”, eliminohet nga skuadra e kategorisë së katërt pas 26 penalltive

27 Gusht 2025, 23:21, Sport CNA

Manchester United “lë nam”, eliminohet nga skuadra e

Manchester United është eliminuar në fazën e 1/32-ve në Carabao Cup. “Djajtë” u mposhtën pas penalltive nga Grimsby, skuadër e cila militon në “League Two”, kategoria e katërt për nga rëndësia në Angli.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, me United që shmangu humbjen falë golit të Maguire në fund.

Për të vendosur fituesin, u gjuajtën plot 26 penallti dhe gabimi i Mbeumbo, i cili goditi tranversën, i dha suksesin vendasve.

Pas fitores, tifozët e Grimsby pushtuan fushën për të festuar.





Lajmet e fundit nga