web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lëkundet” stoli te Flamurtari, ndeshja me Dinamon bëhet vendimtare për trajnerin

9 Shkurt 2026, 20:08, Sport CNA

“Lëkundet” stoli te Flamurtari, ndeshja me Dinamon bëhet

Françesko Moriero nuk do të shkarkohet, të paktën për momentin, pas reflektimit të drejtuesve të Flamurtarit gjatë fundjavës.

Trajnerit italian i është dhënë edhe një mundësi e fundit për të ndryshuar situatën e skuadrës. Vendimi u mor pas një mbledhjeje treorëshe në ambientet e klubit, ku morën pjesë drejtuesit kryesorë dhe figura historike të Flamurtarit.

Në takim mungonte vetë Moriero, ndërsa diskutimet u fokusuan te ecuria e ekipit dhe zgjedhjet teknike. Këshilla e Kreshnik Çipit dhe Vasil Rucit ishte që bashkëpunimi me trajnerin të vijojë.

Presidenti Sinan Idrizi kërkoi më shumë përgjegjësi nga stafi teknik dhe bashkëpunim më të ngushtë me akademinë.

U theksua se skuadra ka cilësi për të përmirësuar rezultatet. Drejtuesit kërkojnë ndryshim të menjëhershëm duke nisur nga ndeshjet e ardhshme, ajo ndaj pretendentëve të Dinamos.





Lajmet e fundit nga