web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Leao gjithnjë dhe më larg Milanit, opsionet për portugezin

21 Prill 2026, 17:05, Sport CNA

Leao gjithnjë dhe më larg Milanit, opsionet për portugezin

Milani është i hapur për largimin e Rafael Leao, por vetëm nëse mbërrin një ofertë mes 40 ose 50 milionë eurove.

Sulmuesi portugez ka kontratë deri në vitin 2028, me një pagë rreth 7 milionë euro në sezon. Aktualisht nuk ka oferta konkrete, ndërsa opsionet kryesore mbeten Arabia Saudite, Premier League dhe një interes i vakët nga Barcelona.

Leao ka regjistruar 9 gola dhe 3 asistime këtë sezon, pavarësisht problemeve fizike dhe një roli jo të zakonshëm në fushë. Në ndeshjen ndaj Veronës, ai kontribuoi me asist për Rabiot, por paraqitjet e tij kanë qenë të paqëndrueshme.

Trajneri Allegri ka tentuar ta menaxhojë si në aspektin teknik ashtu edhe në atë psikologjik. Tifozët në “San Siro” kanë shfaqur pakënaqësi ndaj tij në ndeshjet e fundit.

Botërori me Portugalinë shihet si një mundësi për të rritur vlerën dhe për të ndikuar në vendimin përfundimtar të klubit.





Lajmet e fundit nga