web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kushtet atmosferike, ndryshojnë oraret e ndeshjeve në Shqipëri

29 Gusht 2025, 10:02, Sport CNA

Kushtet atmosferike, ndryshojnë oraret e ndeshjeve në Shqipëri


Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshjet e programuara për nesër në orën 17:00, në kampionatin Superiore dhe në Kategorinë e Parë, do të nisin një orë më herët, në orën 16:00.

Ky vendim është marrë për shkak të kushteve të vështira atmosferike që parashikohen ditën e nesërme në vendin tonë.

Ndeshja e Superiores Flamurtari – Bylis, si edhe pesë takimet e Kategorisë së Parë: Iliria – Pogradeci, Korabi – Besa, Apolonia – AF Luftëtari, Laçi – Kastrioti dhe Burreli – Kukësi, do të zhvillohen në orën 16:00.





Lajmet e fundit nga