Një ndeshje në Ohër dhe një në Korçë, dy miqësore për kombëtaren kuqezi
Edhe Kombëtarja shqiptare U-15 do të luajë dy ndeshje miqë...

Federata e Futbollit ka ndërmarrë një projekt të rëndësishëm për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e fushave të futbollit në vend. Pas organizimit të workshop-it me klubet e “Abissnet Superiore”, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, për trajnimin e përgjegjësve të mirëmbajtjes së fushave, FSHF ka vendosur të dhurojë makineri të specializuara për mirëmbajtjen e tyre.
Ky projekt ka nisur me klubet e “Abissnet Superiore” dhe katër klube të tjera nga Kategoria e Parë, të cilat do të pajisen me makineri për kositje bari, shpërndarje të plehut granular dhe fertilizues të lëngshëm. Këto mjete do të ndihmojnë në mbajtjen e fushave në kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve.
Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, prezantoi projektin përpara përgjegjësve të mirëmbajtjes, duke theksuar se ky është vetëm fillimi dhe se FSHF do të vijojë me dhurimin e makinerive të tjera për të gjithë klubet, në mënyrë që infrastruktura futbollistike të përmirësohet ndjeshëm.
“Federata e Futbollit ka iniciuar projektin për mirëmbajtjen e fushave të stadiumeve dhe fushave stërvitore. Pa një fushë të mirë, nuk do të kemi edhe futboll të mirë. Përveç seminareve që kemi organizuar për të kualifikuar punonjësit e mirëmbajtjes, Federata ka miratuar që t’i furnizojë klubet me një pjesë të makinerive, traktorin për kositjen e barit, hedhjen e fertilizuesit, si dhe makinën e vijëzimit.
Përsa i përket makinerive të tjera, ato janë makineri të cilat do të jenë të përqendruara dhe do t’u shërbejnë të gjitha fushave. Nga ana juaj, ne kërkojmë që këto makineri t’i mirëmbani, sepse historia ka treguar që jo gjithmonë janë mirëmbajtur. Ne do të ruajmë të drejtën që të vijmë të bëjmë kontrolle për të parë se si mirëmbahen këto makineri. Ne do të shikojmë pastaj edhe mundësinë që të sigurojmë edhe makineri të tjera, që ju të jeni të pavarur në mirëmbajtjen e fushave”, – tha Dervishaj.
Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, vuri në dukje rëndësinë e madhe që ka mirëmbajtja e fushave. Ai theksoi se FSHF do të ndjekë nga afër procesin dhe ka vendosur që çdo tre muaj të akordojë një bonus për fushën më të mirë të mirëmbajtur.
“Pika më e rëndësishme është mirëmbajtja. Një pjesë e juaja e dini shumë mirë që, para Kampionatit Europian U-17, që ne erdhëm nëpër klubet e juaja dhe një pjesë ju kishim dhënë edhe makineri përpara, pjesa më e madhe e fushave linte shumë për të dëshiruar. Në disa fusha dhe stadiume janë bërë punime pothuajse nga e para, punime të thelluara që na kanë marrë goxha kohë dhe kosto. Me këto shpenzime që Federata po bën për ju, me të gjitha këto pajisje që do të merrni, pika më e rëndësishme është mirëmbajtja. Nuk është vetëm bonusi që ne do japim çdo tre muaj për fushën më të mirë; do të jenë kontrolle periodike të vazhdueshme. Edhe me seminaret që kemi bërë. Kemi bërë dy herë seminare dhe ju keni qenë pjesëmarrës, nëse është e nevojshme, ne bëjmë prapë të tjera, që ju të trajnoheni akoma dhe më shumë. Pika më e rëndësishme është mirëmbajtja. Duhet përkushtim maksimal te mirëmbajtja”, – tha Shulku.
Edhe Kombëtarja shqiptare U-15 do të luajë dy ndeshje miqë...
E ardhmja e Cristian Shpendit te Cesena mbetet e pasigurt,...
Serbia dhe Shqipëria do të përballen më 11 tetor në ndeshj...
Geralb Smajli mund të rikthehet në Superiore, por jo te Vl...
Kevin de Bruyne do të vazhdojë karrierën në Itali. Pas lar...
Ardian Ismajli është në qendër të vëmendjes gjatë kësaj me...
Florian Wirtz do të jetë lojtar i Liverpool-it, pasi klubi...
Vllaznia ka njoftuar një largim të rëndësishëm. Bëhet fjal...
Dy lojtarë të Kombëtares shqiptare duket se do të ndryshoj...
Ndeshjet e qershorit në kualifikueset e Botërorit 2026 kan...
Barcelona po punon për të larguar disa lojtarë nga skuadra...
Bledi Shkëmbi mund të largohet nga drejtimi i Tiranës. Bar...
Leroy Sane do të vazhdojë karrierën te Galatasaray. Sulmue...
Tijjani Reijnders është zyrtarisht një lojtar i Manchester...
Esat Mala do të mbetet te Vllaznia për të paktën edhe një ...
Flamurtari pritet të pësojë ndryshime të shumta në merkato...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Shqipëria zhgënjeu totalisht ndaj Letonisë, duke barazuar ...
Mesfushori Kristjan Asllani u shfaq i zhgënjyer, pas baraz...
Shqipëria barazoi 1-1 në transfertë ndaj Letonisë, në një ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet bur...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...