Real Madrid nuk “ndez”, ndalet në transfertë
Real Madrid barazoi pa gola ndaj Rayo Vallecano në javën e...

Elbasani nuk ndalet. Skuadra verdheblu regjistroi fitoren e katërt radhazi në Superiore. Skuadra e Gvozdenovic, ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Egnatias, në ndeshjen e javës së 11-të të kampionatit, zhvilluar në "Elbasan Arena".
Takimi nisi me ritëm të kujdesshëm nga të dyja skuadrat, me Elbasanin që kërkonte kontrollin e lojës dhe Egnatian të fokusuar në kundërsulme. Rastet e para të rrezikshme erdhën në pjesën e parë, por asnjëra palë nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Momenti vendimtar i sfidës ndodhi në fillim të pjesës së dytë, kur në minutën e 49-të Egnatia mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Haime për një ndërhyrje të gabuar.
Elbasani përfitoi menjëherë nga epërsia numerike dhe ushtroi presion në zonën kundërshtare. Në minutën e 67-të, Tsague realizoi golin e vetëm të takimit, pas një aksioni të ndërtuar mirë nga krahu i majtë.
Deri në fund, skuadra e trajnerit Gvozdenovicc administroi avantazhin dhe mori tre pikë të rëndësishme, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes me 23 pikë, aq sa ka edhe Vllaznia në krye. Ndërkohë, Egnatia mbetet në vendin e tretë me 19 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Partizani ka arritur një përmbysje spektakolare ndaj Teutës, duke fituar me rezultatin 3-2 në stadiumin “Niko Dovana”.
Pjesa e parë i takoi tërësisht Teutës, që dominoi dhe shënoi dy herë me anë të Macollit dhe Tolit, duke e mbyllur fraksionin e parë në avantazh të dy golave.
Megjithatë, pas pushimit, ndeshja ndryshoi plotësisht. Trajneri i Partizanit bëri ndryshime në formacion, duke aktivizuar Contreras, i cili u bë protagonist absolut.
Sulmuesi barazoi shifrat me dy gola të shpejtë në minutat 58 dhe 66, duke kthyer ekuilibrin në takim. Pak minuta më herët, në minutën e 63-të, Teuta pati mundësinë për të shënuar të tretin, por goditja e penalltisë nga Gonzalez u ndal në shtyllë.
Në minutën e 76-të, Partizani mbeti me një lojtar më pak, pasi Contreras u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë, edhe me 10 lojtarë, të kuqtë arritën përmbysjen e madhe.
Në minutën e 86-të, ishte Toma që shënoi golin e tretë dhe të fitores, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-2. Ky sukses i jep frymëmarrje Partizanit, që tashmë mban vendin e tetë me 12 pikë, tre më pak se Teuta e vendit të pestë.
Real Madrid barazoi pa gola ndaj Rayo Vallecano në javën e...
Pavarësisht barazimit pa gola në derbin ndaj Torinos, Juve...
Napoli humbi mundësinë për të kryesuar i vetëm Serie A, pa...
Skënderbeu ka arritur një fitore të rëndësishme në transfe...
Milani humbi një tjetër mundësi për të marrë tre pikët, du...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Atalanta nuk po arrin të dalë nga kriza në kampionatin ita...
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista e ...
Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertë nd...
Sunderland vazhdon ecurinë pozitive në Premier League, duk...
Në Turqi ka qarkulluar një lajm që lidhet me një kalim të ...
Mirlind Daku po kalon një periudhë të vështirë në Premier ...
Derbi i Torinos përfundoi pa gola, me Juventusin dhe Torin...
Vllaznia fitoi minimalisht supersfidën e javës së 11-të nd...
Biletat për ndeshjen Andorrë-Shqipëri janë shitur plotësis...
Në javën e 11-të të Premier League, West Ham arriti një fi...
Union Berlin ndali serinë e 16 fitoreve radhazi të Bayern ...
Katër ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë në javën e 11-të...
Vora ka zgjatur krizën e Tiranës. Skuadra e Arian Bellait,...
Dramë, katër gola dhe shumë emocione. Tottenham-Manchester...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...