web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Egnatia kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës

5 Mars 2024, 15:28, Sport CNA

Egnatia kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës

Egnatia është skuadra e parë që kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Pas fitores minimale në ndeshjen e parë, rrogozhinasit triumfuan edhe në sfidën e kthimit ndaj Laçit, me rezultatin 3-1.

Dopieta e Montenegro dhe goli i Aleksit me penallti, e bënë të pavlefshëm golin e shënuar nga Myrta për Laçin. Këta të fundit humbën gjithashtu edhe një penallti.

Skuadra e Tetovës u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 4-1, ndërsa trajneri Armando Cungu debutoi me humbje në stolin e Laçit.





Lajmet e fundit nga