web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Conference League/ UEFA i beson arbitrave shqiptarë

18 Shkurt 2026, 17:40, Sport CNA

Conference League/ UEFA i beson arbitrave shqiptarë

UEFA Conference League ka arritur në fazën më kulminante, teksa të enjten do të luhen ndeshjet e para të fazës play-off, ku skuadrat do të luftojnë për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ve.

Në një prej sfidave më të rëndësishme të kësaj jave do të vendosin drejtësi arbitrat shqiptarë.

Në takimin Omonoia – HNK Rijeka, që do të luhet në stadiumin Qipro, arbitër kryesor do të jetë Juxhin Xhaja. Asistentë të tij janë caktuar Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Në dhomën e VAR-it do të jetë si asisten VAR, arbitri Kreshnik Bajramaj.

Kjo sfidë do të zhvillohet të enjten, më 19 shkurt, në orën 21:00.





Lajmet e fundit nga