web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bundesliga/ Asllani me gol dhe asist, mësoni rezultatet

7 Mars 2026, 18:34, Sport CNA

Bundesliga/ Asllani me gol dhe asist, mësoni rezultatet

Java e 25-të e Bundesligës gjermane ka dhuruar spektakël dhe një numër të lartë golash, me protagonist kryesor sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllanin.

Në fitoren 4-2 të Hoffenheim në transfertë ndaj Heidenheim, 23-vjeçari dardan ishte "arkitekti" i suksesit.

Asllani fillimisht asistoi për golin e parë të shënuar nga Prass në minutën e 26-të, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë realizoi vetë golin e tij të tetë në kampionat, duke shfrytëzuar një top të mbetur në zonë. Me 8 gola dhe 5 asiste, Asllani po konfirmohet si një nga emrat më premtues të sezonit.

Në ndeshjet e tjera, Bayer Leverkusen kishte një hap fals, duke barazuar 3-3 në një përballje dramatike ndaj Freiburg. Ndërkohë, Leipzig dhe Hamburg bënë detyrën duke fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 respektivisht ndaj Augsburg dhe Wolfsburg.

Sfida mes Mainz dhe Stuttgart nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur në barazim 2-2, rezultat që mban të pandryshuar balancat në mes të tabelës.





Lajmet e fundit nga