web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Brentfordi i shkakton një humbje shokuese Liverpoolit (VIDEO)

2 Janar 2023, 20:44, Sport CNA

Brentfordi i shkakton një humbje shokuese Liverpoolit (VIDEO)

Liverpooli bën një tjetër hap fals në kampionat, duke pësuar humbjen e 5-të në kampionat. Të Kuqtë u mundën 3-1 në transfertën ndaj Brentfordit.

Vendasit e nisën mjaft mirë duke zhbllokuar sfidën që në minutën e 19-të me Ibrahima Konate, që e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij. Wissa më pas do të shënonte 3 herë, por vetëm goli i tretë do të cilësohej si i rregullt.

Në fillimin e pjesës së dytë, Nunez shkurtoi shifrat, por goli i tij do të anulohej. Ndërkohë pak minuta më pas Oxlade-Chamberlain do të shënonte për “The Reds”.

Brentford luan mitë dhe 6 minuta nga fundi i ndeshjes do të realizonte dhe golin e tretë dhe të sigurisë. Me këtë sukses vendsit ngjiten në vendin e 7-të me 26 pikë, ndërkohë që Liverpooli mbetet e 6-ta, me 28 pikë.





Lajmet e fundit nga