web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asani e nis me gol, shënon në sfidën e parë të vitit 2026

1 Janar 2026, 19:07, Sport CNA

Asani e nis me gol, shënon në sfidën e parë të vitit

Jasir Asani e ka nisur vitin 2026 në mënyrë pozitive me fanellën e Esteghlal.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në fitoren 2-1 ndaj Sepahan në transfertë.

Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të të takimit, duke realizuar nga pika e penalltisë. Goli i tij i dha avantazhin skuadrës së Esteghlal.

Ky ishte goli i nëntë i Asanit me këtë skuadër. Ai i ka realizuar këto gola mes kampionatit vendas dhe Ligës së Kampioneve aziatike 2.





Lajmet e fundit nga