Manastirliu jep lajmin e mirë/ Realizohet me sukses ndërhyrja delikate në zemër te foshnja
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...

Sot ka nisur viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme në Universitetin e Mjekësisë, ku në fjalën e saj para studentëve që do të ulen për herë të parë në auditoret e universitetit tha se me vendimin për rritjen e kuotave për këtë vit akademik, përgatitemi për nevojat e së nesërmes.
“Lajmi i mirë këtë vit është se 100 studentë më shumë i janë shtuar Fakultetit të Mjekësisë, po kaq edhe Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, duke bërë të mundur rritjen e kuotave në fakultetet tona, në të cilat ne duam jo thjesht të rrisim numrin e studentëve në universitete, por gjithashtu të përgatitemi për t’i bërë ballë asaj që do të jetë e nesërmja, në funksion të plotësimit të nevojave me mjekë, me infermierë, me teknikë të shkencave mjekësore aq shumë të nevojshëm për të ardhmen tonë”, tha Manastirliu.
Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu tha se studentët kanë mundësi të ushtrojnë praktikat e tyre mësimore në ambiente moderne, falë investimeve që qeveria shqiptare ka bërë në të gjitha spitalet e vendit, duke nisur me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
“Ashtu sikurse ia dolëm që të kemi një laborator të parë të bio-simulimit mjekësor, aq shumë të kërkuar nga studentët e mjekësisë; ashtu sikurse ndërtuam Spitalin Kirurgjikal me sallën digjitale që u shërben studentëve të mjekësisë; sikurse ndërtuam depon e barnave farmaceutike, një prej bërthamave shumë të rëndësishme ku studentët e Farmacisë mund të ushtrojnë praktikat e tyre, gjithashtu investimet në Klinikën e Stomatologjisë për praktikat ashtu sikurse studentët e Stomatologjisë meritojnë që të realizojnë praktikat e tyre, po investojmë dhe po mbyllim shumë shpejt Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitalin Infektiv, që gjithashtu përfundon së shpejti, me mjedise të posaçme të auditorëve për studentët”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale foli për transparencë dhe meritokraci në të gjithë proceset e formimit akademik të studentëve të Mjekësisë, deri te punësimi i tyre.
“Ashtu sikurse edhe për studentët, për specializantët, çdo vit hapim proceset e specializimit dhe ndiqen tashmë prej 8 vitesh nga më shumë se 1800 mjekë specialistë, të cilët vijojnë dhe një pjesë e tyre ka përfunduar dhe specializimin, patjetër që ne do të vijojmë me atë çfarë kemi thënë dhe do ta bëjmë për ju: transparencën dhe meritokracinë. Ndaj të jeni të bindur që pas përfundimit të edukimit tuaj në Universitet, ju do të keni mundësi të punësoheni me transparencë dhe meritokraci në sajë të platformës sonë “Mjekë për Shqipërinë” apo “Infermierë për Shqipërinë” në varësi të asaj çfarë ju po studioni”, tha Manatirliu./CNA.al
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Një studim i ri ka zbuluar se disa meshkuj mund të kenë nj...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Në Spitalin Rajonal të Beratit u hap për herë të parë ...
Sipas një sondazhi, rreth 7 nga 10 persona të dielën shqet...
Një studim i ri ka zbuluar pozicionin më të mirë të seksit...
Disa ushqime luajnë një rol të madh në prodhimin e "hormon...
Mund të jetë e dhimbshme të shohësh një familjar apo një m...
Tetori Rozë njihet ndryshe si muaji i sensibilizimit n...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Stduimet tregojnë se një njeri mesatar shton 0.5 deri në 1...
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për diagnostikimin ...
Përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, Rovena Da...
Stërvitjet herët në mëngjes janë normë për shumë njerëz. P...
Mjekja pediatre, Valbona Shahinaj, thotë se në disa raste ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Kur një person lufton emocionalisht dhe ka energji të ulët...
Pra, keni vendosur të humbni peshë? Është një objektiv i l...
Kjo është një temë shumë diskutueshme, dhe perceptimi i za...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...