web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Opozita gënjen njerëzit"/ Bushati: Nuk rrëzohen regjimet me raporte

23 Qershor 2025, 21:45, Politikë CNA

"Opozita gënjen njerëzit"/ Bushati: Nuk rrëzohen

Analisti Andi Bushati është shprehur se gabimi thelbësor i opozitës është se gënjen njerëzit duke fryrë raportet.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama është i vetmi që nuk lëshon pushtet ndryshe nga Berisha, Meta apo Fatos Nano.

Bushati nënvizoi se Rama ka shkallmuar demokracinë dhe si rrjedhojë regjimet nuk rrëzohen me raporte.

“Nuk ka diktaturë me një dikator në pushtet dhe një diktator në opozitë. Unë këtë nuk e quaj diktatrurë.

Berisha ka një rekord në histori se ka lëshuar pushtetin me votë, Meta ka lëshuar pushtetin me votë, Fatos Nano ka lëshuar pushtetin me votë kemi një njeri që nuk ka lëshuar pushtetet. Rama ka shkallmuar demokracinë. Shqiptarët u bënë pjesëmarrës në një farsë.

Gabimi thelbësor i opozitës është se gënjen njerëzit dhe fryn raportet. Nuk rrëzohen regjimet me raportet e PE as të KE as të PPP. Ne duhet t’u themi njerëzve të vërtetën ne kemi hyrë në një periudhë postdemokratike”, tha Bushati./ CNA





Lajmet e fundit nga