PD-ASHM depozitoi ankimim / KAS shqyrton nesër rezultatin për Qarkun Elbasan
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë pub...

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha sot se këshilltarët opozitarë kanë kërkuar që me përfundimin e afatit tre mujor të mungesës së Veliajt në krye të detyrës, të mblidhet një seancë për të diskutuar fatin e kryetarit të bashkisë dhe për të kaluar më pas në një proces votimi.
I ftuar në një hapësirë televizive në ‘Syri Tv’, Teliti u shpreh se Bashkia e Tiranës prej pesë muajsh po drejtohet nga një person i cili nuk ka kaluar nëpërmjet votës së qytetarëve për të fituar besimin e tyre.
Teliti ngriti akuza se në këto 5 muaj kanë ndodhur shumë ndryshime brenda institucionit, pa marrë pa marrë një mandat nga publiku.
“Sot, Bashkia e Tiranës prej pesë muajsh po drejtohet nga një person i cili nuk ka kaluar nëpërmjet votës së qytetarëve për të fituar besimin e tyre.
Pavarësisht kundërshtimeve tona për zgjedhjet e vitit 2023, konkretisht për zgjedhjet e 14 majit, ku është faktuar se banda 5D bëri ligjin dhe mori votat për t’i dhënë Veliajt mandatin e tretë, Veliaj, pavarësisht këtij diskursi dhe situatës së kontestuar, përfundimisht u shpall kryetar i Bashkisë së Tiranës.De jure, votat u blenë dhe ai nuk e meritonte mandatin e tretë, por po de jure, ai doli si kryetar i bashkisë.
Ndërkohë, zonja në fjalë, Anduela Ristani, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, është duke drejtuar Bashkinë pa qenë e votuar nga qytetarët e Tiranës. Ajo ka ndryshuar gjithçka nga brenda stafin, ekipet dhe strukturat pa marrë një mandat nga publiku.
Legjislacioni shqiptar e thotë qartë: nëse kryetari i bashkisë mungon për më shumë se 3 muaj, ekziston e drejta për ta shkarkuar atë nga detyra, duke i propozuar Këshillit të Ministrave kërkesën për shkarkim.
Ne, si këshilltarë opozitarë, kemi kërkuar që me përfundimin e afatit tre mujor të mungesës së z. Veliaj në krye të detyrës, Këshilli Bashkiak të mblidhet në një seancë për të diskutuar fatin e kryetarit të bashkisë dhe për të kaluar më pas në një proces votimi.
Që ta dimë ne dhe qytetarët e Tiranës, edhe nëse nuk duan ta shkarkojnë Erion Veliajn, të paktën qytetarët ta dinë se ky është qëndrimi zyrtar i Partisë Socialiste, jo të fshihen pas preteksteve të ndryshme.Nuk është e mundur që, pas pesë muajsh, Tirana të menaxhohet nga një person që nuk është mandatuar për ta drejtuar.
Qëndrimi i mazhorancës ishte absurd. Na u tha, me zë dhe me figurë, që Këshilli Bashkiak nuk ka të drejtë të thërrasë kryetarin e bashkisë, t’i kërkojë llogari dhe të kalojë në votim. Ndërkohë që legjislacioni shqiptar e përcakton qartë se autoriteti përfaqësues i Bashkisë së Tiranës është Këshilli Bashkiak dhe jo kryetari i saj.
Detyra jonë është të trajtojmë çështjen dhe askush nuk na ndalon dot fjalën dhe të drejtën për të folur.
Atë mullirin dhe mbi këto gabime të mëdha që ndodhin në menaxhimin e Tiranës, veçanërisht në paligjshmërinë e zgjedhjes dhe ushtrimit të funksionit publik, e përsëris: kjo kryetare është e pavotuar.
Zonja Ristani, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, duhet të kishte ardhur dhe, në vijim të denoncimeve të bëra në emisionin Piranjat, të zhvillonte një diskutim publik për mënyrën se si po përdoren asetet e Bashkisë.
Kush i ka dhënë urdhrat për përdorimin e makinave nga persona të tjerë? Si janë shpërndarë asetet? Sepse, siç del nga investigimi, paskemi raste ku individë përdorin nga dy apo tre makina për arsye familjare”,-tha Teliti./CNA
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë pub...
Gjykatës së Tiranës i janë dashur plot 7 vite që të vendos...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes në lid...
Në 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ministr...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturë...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se në asamble ...
Kandidati i PD-së për Tiranën Lisandër Hoxha, është shpreh...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se nuk ësh...
Komisioni i Disiplinës në burgjet shqiptare i ka dënuar me...
Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vijoi me shqyr...
KAS ka rrëzuar kërkesat e kandidatit të PD-ASHM Xhemal Gju...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij pas fitores së...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka deklaruar se 11 maji ka...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotografitë dhe një mesazh ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kërkesën e g...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...