"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla i bëri apel sërish opozitës që të mos mungojë në seancën parlamentare të 13 shkurtit ku do të votohet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, për të lehtësuar votën e emigrantëve.
“Dy çështje që duan zgjidhje të menjëhershme. E para, sa i përket një kërkese dhe mirëkuptimi që motrat dhe vëllezërit në diasporë mos të paguajmë për postën e kthimit, sikurse ne të tre nuk do paguajmë më 11 maj, e njëjta gjë edhe për ata. Kjo çështje nuk duhet politizuar. Kush e ka pasur seriozisht votën e diasporës nuk duhet të mungojë, dhe të japë votën.
Çështja e dytë në ndihmë të procesit. Kemi disa afate dhe rezulton që koha prej 50 ditësh nga koha e depozitimit të kandidatit dhe miratimi i fletës së votimit printimi dhe dërgimi me postë është një kohë e shkurtër. KQZ ka kërkuar vetëm 10 ditë.
Nuk janë elementë të natyrës politike, janë të natyrës teknike. Elementi i tretë për të cilën kemi arritur dakordësi me PD që të jemi të sinqertë është për numërimin. PD nuk kishte besim te KQZ,hajde ta bëjmë. Këto të trija do të votohen më 13 shkurt. Kush nuk vjen do bëjë atë që ka bërë gjithë këto vite, të bllokojë”, tha Balla.
Nga ana tjetër, Balla e cilësoi si idiotesk kërkesën e opozitës që në zgjedhje të marrin pjesë edhe emigrantët me dokumenta të huaja.
“Ta zëmë se na mori perëndia mendtë të gjithëve dhe ramë dakord me këtë propozim idiotesk. KQZ do duhet të verifikojë që kjo kartë ID amerikane, gjermane, ruse, kineze është e vlefshme sepse ata nuk dinë që PER që ka ngritur KQZ është një infrastrukturë që është e ndërlidhur me disa sisteme në Shqipëri, ajo lidhet me një bazë të dhënash dhe konfirmohet vërtetësia.
Sot me Chatgpt bëjnë kartë “fake”. Ndaj këta vijnë me një propozim që është i pazbatueshëm dhe kështu të krijojnë një ngërç. PD ka zgjedhur një alibi për ta bllokuar votën e diasporës sepse po kuptojnë që po humbin, apo nuk kanë dashur ndonjëherë”, tha Balla.
Ndërkohë, pretendimet e opozitës se administrata po kërcënohet me heqje nga puna për emrat e të afërmeve në emigrim, Balla i cilësoi si thjesht thashetheme.
“Patronazhisti Elon Musk në Pensilvani jo vetëm bënte fushatë por ofronte 1 milion dollarë për t'u regjistruar. Në Shqipëri nuk lejohet. Ajo që po bëjnë mbështetësit e PS është të marrin në telefon xhaxhain, dajën dhe i thonë regjistrohu të lutem, pra zëvendësojnë punën e KQZ. Ju merreni me thashetheme.
Kjo gjë nuk ndodh kurrë. Në fund të fundit PS ka 100 mijë anëtarë s’ka nevojë për administratën. Sot në Gjermani të marrin në telefon aktivistët e partisë të thonë hajdeni votoni. Rrini të qetë në këtë aspekt. Që nga bllokimi në kuvend kuptohet që po ndërtohet raporti i zi i votës së 11 majit”, tha Balla. /CNA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi fushatën elektor...
Koordinatori i PD në Tiranë, Klevis Balliu së bashku me tr...
Kryeministri Edi Rama shpesh rreh gjoksin duke deklaruar s...
Akil Kraja, Drejtori i Kabinetit të Kryetarit të Partisë D...
Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të ...
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet so...
Hapet thirrja e dytë për mbështetjen e 2000 familjeve për ...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka pritur sot në një ta...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i pranis...
Drejtuesi i Programit të OECD/SIGMA, Gregor Virant deklaro...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvil...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë sot disa informaci...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në prezantimin e ra...
Prezantohet sot raporti i monitorimit të OECD/SIGMA në fus...
Dorjan Teliti, Koordinatori për programin ekonomik në PD, ...
Programi i bashkëpunimit zviceran do të ripërshtatet, nuk ...
Komisioneri shtetëror, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar sot...
Kryeministri Edi Rama, sot në një bashkëbisedim me qytetar...
Partia Demokatike, në një deklaratë gjatë paradites së sot...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot mbi trendin e largi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...