web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Muçollari, thirrje demokratëve/ Bojkotoni Enkelejd Alibeajn

14 Qershor 2022, 20:42, Politikë CNA
Muçollari, thirrje demokratëve/ Bojkotoni Enkelejd Alibeajn
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari

Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari, u ka bërë një thirrje të gjithë demokratëve, duke marrë shkas nga deklaratat e deputetit Enkelejd Alibeaj, i cili u shpreh se do të merrte pjesë në diskutimet për Reformën Territoriale.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Muçollari kujton ankesat e Alibeajt për bashkëpunimin me mazhorancën dhe me tone ironike deklaron se tashmë ka rigjetur besimin te kryeministri Edi Rama.

Ai u kërkon demokratëve të distancohen menjëherë nga mbledhjet e Enkelejd Alibeajt.

“Tha se Rama i doli nga fjala për Presidentin.

Tani ka rigjetur besimin te kryeministri. Do të ulen të diskutojnë Reformën Territoriale.

U bëj thirrje deputetëve që ende shkojnë dëgjojnë këto broçkulla në mbledhjet e thirrura nga Alibeaj, të distancohen menjëherë nga kjo tallje historike dhe të shpëtojnë fytyrën!”, shkruan sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së/ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga