web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Me familjen e viktimave nuk kemi pasur kurrë problem"/ Flet njëri nga të kërkuarit për atentatin në Lezhë

30 Prill 2026, 13:20, Kronika CNA

"Me familjen e viktimave nuk kemi pasur kurrë problem"/ Flet

Një nga personat e shpallur në kërkim për atentatin në Lezhë, ku mbetën të vrarë çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, ka dhënë detaje për atentatin.

Në një lidhje me emisionin “Me Zemër të Hapur”, 40-vjeçari, në banesën e të cilit u gjet njëri nga automjetet e përfshira në atentat, tha se do të vetëdorëzohet sapo avokati i tij t’ia konfirmojë.

Ndër të tjera është shprehur se ai nuk ka pasur asnjë problem me familjen e viktimave.

“Për rrezikun tonë shtëpia ime ndodhej në vendin e gabuar për ne dhe në vendin e duhur për ato. Për fat të keq tonin kemi një garazh të madh dhe mund të kenë menduar se ishte vendi perfekt për to. Ju bëj të ditur që personat e dyshuar kanë hapur vetë portën kryesore, portën e dytë që na lidh me tokat, garazhin, si dhe portën e garazhit, pa u parë nga prindërit e mi, të cilët dikush po flinte, dikush po shikonte televizor. Për fat të keq kam oborrin me ligustra të qethura të cilat janë shumë të larta dhe nuk shikohet asgjë. Duan të më futin në gjak me një familje me te cilët kurrë nuk kemi pasur problemin më të vogël. Prandaj i lutem shtetit që çështjen tonë ta shikojë me imtësi dhe profesionalitet sepse këtu nuk është vetëm shteti dhe burgu ku duan të më futin pa pasur asnjë faj, por dhe gjaku dhe ne nuk duam të biem ne gjak me askënd pa na pasur borxh dhe pa u pasur borxh. Unë kam folur me shefin e madh të policisë Lezhë direkt dhe i kam thënë që unë do të vij me këmbë e dorë gjallë a vdekur te ti dhe gjithçka do të sqarohet që të pastroj emrin tim. Thjesht po pres një OK nga avokati im që të më thotë hajde. Pra, mua do më shikoni të vetëdorëzuar dhe asnjëri të mos thojë e kapëm këtu e kapëm atje kriminelin sepse nuk jam një kriminel", ka thënë ai. 

Më tej, 40-vjeçari ka deklaruar se personat e tjerë të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë nuk i njeh për shkak se ka jetuar jashtë vendit.

“Dhe dua të shtoj që dy personat e shpallur në kërkim nuk i njoh fare sepse nuk jam rritur aty, plus unë kam gjithë jetën në mërgim. Le të dalë një shqiptar i vetëm të thotë që më ka parë me ta qoftë një sekondë. Le të kërkojnë telefonata, rrjete sociale në qoftë se kam pasur një komunikim të vetëm me ta. Personin më të rritur e njoh sepse është rritur aty, por le të dalë dikush të thotë që e kam takuar të paktën dy vitet e fundit. Hera e fundit ka qenë para dy vitesh kur e kam paguar të më sjellë torfe me kamionin e tij për serën time. Dhe diçka dua t’ju them. Unë qendrën e Torovicës e kam 5-6 km larg, aty ku janë kafenetë, le të thotë dikush nëse më ka parë 10-12 muajt e fundit aty të pi një kafe. Sepse unë nuk kam kohë për kafe. Dhe një ditë që vij për pushime unë vetëm punoj te shtëpia se pleqtë janë të vjetër. Dhe për ta mbyllur. Unë nuk e di kush ka vrarë, kanë vrarë apo nuk kanë vrarë. Nuk është kjo puna ime, por e shtetit. Unë thjesht po flas për personat që më akuzojnë si bashkëpunëtor pa e ditur jam apo nuk jam fajtor. Këtë e di shteti, gjykata, prokuroria”, shtoi ai. /CNA





Lajmet e fundit nga