
Ka vdekur të hënën adoleshenti palestinez, i cili ishte qëlluar me armë zjarri nga trupat izraelite pasi e kishte hedhur një bombë ndezëse në Bregun e okupuar Perëndimor javën e kaluar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Palestinës.
Ky është incidenti më i fundit në një varg të gjatë incidentesh mes izraelitëve dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor gjatë vitit të fundit.
Ky rast vjen pas një fundjave të përgjakshme, gjatë të cilës një ardhës e vrau një burrë palestinez dhe një palestinez i armatosur e vrau një roje sigurie izraelite në Tel Aviv.
Agjencia e lajmeve e Palestinës, Wafa, raportoi se Ramzi Hamed u qëllua me armë zjarri pranë vendbanimit Ofra në Bregun Perëndimor, afër qytetit të tij Silwad në veri të Ramallahut.
Fathi Hamed, babai i djaloshit, tha për Associated Press se i biri i tij u qëllua mëngjesin e të mërkurës së kaluar, pasi kishe hedhur bomba ndezëse ndaj ushtarëve që po operonin afër Silwadit.
Ushtria izraelite tha “duket se” Hamed i kishte hedhur bombat ndezëse në drejtim të portës së vendbanimit. Ajo ofroi pamje të kamerave të sigurisë nga, siç tha, incidenti, në të cilat një djalë i ri shihet duke dalë nga një veturë dhe duke e hedhur një bombë ndezëse, dhe pastaj duke ikur me shpejtësi me veturë, pas shpërthimit.
Nuk është e qartë sa afër forcave të sigurisë ka ndodhur shpërthimi, apo kur u qëllua adoleshenti.
Dhuna është shtuar dukshëm në veri të Bregut Perëndimor falë rritjes së sulmeve me armë nga grupe palestineze ndaj izraelitëve, arrestimeve dhe bastisjeve pothuajse të përditshme nga ushtria izraelite, dhe nga sulmet në rritje të ardhësve ekstremist hebre.
Të hënën, ushtria izraelite tha se trupat e saj i arrestuan 17 palestinezë gjatë natës në Bregun Perëndimor. Mediat izraelite raportuan se pesë nga të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrjen në përleshje me ardhësit izraelitë të premten, ku mbeti i vdekur një palestinez.
Ardhësit izraelitë e sulmuan një fshat palestinez në Bregun Perëndimor të premten. Ata i dogjën veturat dhe shtënë me armë mbi palestinezët të cilët hodhën gurë ndaj tyre. Dy ardhës izraelitë, të dyshuar për vrasjen e palestinezit 19-vjeçar, Qusai Matan, u futën në paraburgim të hënën.
Ky përshkallëzim në luftime mes izraelitëve dhe palestinezëve është më i keqi në dekadat e fundit. Më shumë se 160 palestinezë janë vrarë nga të shtënat me armë prej izraelitëve në Bregun Perëndimor dhe në lindje të Jerusalemit, sipas Associated Press.
Izraeli thotë se shumica e të vrarëve kane qenë militantë, por janë vrarë edhe të rinj që kanë protestuar duke hedhur gurë gjatë bastisjeve të ushtrisë, si dhe kalimtarë rasti të pafajshëm.
Të paktën 30 persona janë vrarë në sulmet palestineze ndaj izraelitëve deri tani këtë vit.
Izraeli e uzurpoi Bregun Perëndimor në luftën e Lindjes së Mesme më 1967, bashkë me Rripin e Gazës dhe Jerusalemin lindor.
Palestinezët i kërkojnë këto territore për një shtet të pavarur që shpresojnë ta kenë./REL
Një grua 27-vjeçare u diagnostikua me kancer pasi fillimis...
Duke folur për gazetarët pas mbledhjes së kabinetit të mba...
William Friedkin, regjisori i filmit klasik horror The Exo...
Udhëheqësit e tetë vendeve të pyjeve tropikale të Amazonës...
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës tha të hënën se kishte arre...
Moti i stuhishëm që e ka goditur rajonin e Detit Baltik të...
Një shpërthim në një port në veriperëndim të Turqisë të hë...
Britania filloi të zhvendosë sot disa emigrantë, duke i ve...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e ...
Pas 12 vitesh robëri në një shtëpi në Francë, policia ka z...
Suedia është aktualisht në qendër të një vale moti të keq ...
Moti i stuhishëm që e ka goditur rajonin e Detit Baltik të...
Shkencëtarët nga Instituti i Gjeologjisë pranë Akademisë B...
Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të zyrës së Volodymy...
Ndërsa investimet dhe tregtia e Kinës në Lindjen e Mesme d...
Një dasmë në Ohër për pak sa nuk është kthyer në tragjedi....
Qeveria polake e ka reduktuar mësimin në gjuhën e orig...
Politikanë evropianë e amerikanë kërkojnë ndryshim qas...
Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Presh...
Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, njoft...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...