web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen dy trena mallrash në Mynih të Gjermanisë/ Humb jetën një person

20 Qershor 2026, 21:27, Kosova & Bota CNA

Përplasen dy trena mallrash në Mynih të Gjermanisë/ Humb

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur ditën e sotme në Mynih të Gjermanisë. Dy trena mallrash u përplasën në një urë dhe si pasojë dy vagona dolën nga shinat dhe përfunduan në rrugën poshtë.

Nga përplasja e fortë një person ka humbur jetën, ndërsa ende nuk dihet se sa të plagosur ka. 

Sipas mediave ndërkombëtare, një zëdhënës i policisë në qytetin jugor gjerman ka deklaruar se shkaku i incidentit është nën hetim.

Pasi shërbimet e emergjencës u njoftuan për përplasjen në lagjen veriore të Milbertshofen të Mynihut, rreth 60 ekipe ndihmëse të para që u dërguan në vendngjarje. /CNA





Lajmet e fundit nga