Afganistan: Talebanët mbyllin dyert e universiteteve për femrat
Në një deklaratë të qeverisë afgane udhëzohen të gjitha un...

Në fjalimin e tij të fundvitit presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kritikoi pushtetin gjyqësor, por edhe politikanët dhe institucionet e tjera për praninë e lartë të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. "Nuk ka drejtësi nëse nuk ka politikanë aktualë në burg për korrupsion, por drejtësi nuk do të ketë derisa të jenë të lirë gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze që ndoshta fshihen pas motiveve korruptive”, tha Pendarovski.
Mosbesim ndaj autoriteteve vendase
Korrupsioni dhe klientelizmi politik në shtet, po e gërryen besimin e qytetarëve tek institucionet, tha Pendarovski, duke shtuar se "Paralajmërimi i ardhjes së ekipit të sanksioneve nga SHBA-ja është konfirmimi më i mirë i mosbesimit që qytetarët tanë kanë ndaj autoriteteve vendase kur shohin të vetmen shpresë për drejtësi në institucionet e huaja dhe ndërkombëtare. Megjithatë, realiteti është se askush nga jashtë nuk do ta çrrënjosë korrupsionin në Maqedoninë e Veriut, nëse institucionet tona dhe përfaqësuesit e zgjedhur politikë të qytetarëve nuk e bëjnë këtë”.
Nevojë për ndryshime kushtetuese
Presidenti para deputetëve ka folur edhe për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si obligim që del nga "propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë. Sipas Pendarovskit, të gjitha marrëveshjet e rëndësishme janë mbështetur nga opozita andaj edhe i bëri thirrje opozitës të mbështesë ndryshimet në Kushtetutë.
"Askush nuk duhet t'i bëjë presion apo të kushtëzojë askënd që të votojë kundër vullnetit të tij, por deputetët duhet të jenë të vetëdijshëm për qëllimin tonë strategjik për anëtarësim në BE”, tha Pendarovski.
Moska, kërcënim i sigurisë në Europë
Duke folur për agresionin rus në Ukrainë, Pendarovski ka thënë se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës ndërsa akuzoi Moskën për kërcënim të sigurisë në Europë si dhe për krizën energjetike dhe të ushqimit.
Snopçe: Presidenti dezertoi nga lufta kundër korrupsionit

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, u shpresh me kritika të ashpra ndaj fjalimit të presidentit të shtetit, posaçërisht në pjesën e luftës kundër korrupsionit. Sipas Snopçes, presidenti në fjalimin e tij kishte shumë konstatime dhe nuk ofroi asnjë zgjidhje konkrete. "Presidenti duhet të ofrojë hapa konkretë dhe jo vetëm konstatime. Nevojitet llogaridhënie nga të korruptuarit. Te ne presidenti i vendit dezerton nga lufta kundër korrupsionit”, tha Snopçe.
Misajllovski: Me udhëheqës të tillë vështirë të luftohet korrupsioni
Deputeti i opozitës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski, tha se është evidente se presidenti në fjalimin vjetor u paraqit si analist e jo si president. Ai duhet të jetë president i të gjithëve e jo poltron i mbrojtjes së pushtetit që e dërgon Maqedoninë në humnerë. "Marrë në përgjithësi fjalimi i fundvitit i presidentit ishte i zymtë, i pashpresë. Ai vetëm konstaton situatat dhe nuk ofron zgjidhjen e tyre. Ai shumë pak foli për dëshpërimin e qytetarëve dhe humbjen e shpresës për një të ardhme të sigurtë. Me një qasje të tillë të funksionarëve më të lartë të shtetit, Maqedonia asnjëherë nuk do ta fitojë luftën ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit”, tha Misajllovski./DW
Në një deklaratë të qeverisë afgane udhëzohen të gjitha un...
Kur Kina dhe Rusia zhvillojnë manovra të përbashkëta r...
Popullsia e SHBA-së u rrit me 1.2 milionë këtë vit, rr...
Kompania private ushtarake ruse, Wagner ka marrë një dërge...
Shqetësimi mbi krizën e emigrantëve në kufirin jugor të Sh...
Javën e shkuar një ngjarje e rëndë u shënua në Spitali...
Presidenti Volodymyr Zelensky foli para ligjvënësve am...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
Japonia miratoi një politikë të re që promovon përdorimin ...
Shumica e anëtarëve të jurisë në gjyqin e mbajtur në Los A...
Benjamin Netanjahu njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka ar...
Presidenti rus Vladimir Putin tregoi besim në fitore gjatë...
SHBA do të bëjë për Ukrainën gjithçka që është në fuqinë e...
Shtatë punonjës të spitalit të Pejës janë pezulluar, pas n...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me homo...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njoftoi më...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se barrikadat ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërrin sot...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Bjellorusinë të hënë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...