Hovenier: Marrëveshja Kosovë – Serbi, nuk ka ofertë më të mirë
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha t...

Ish-deputeti bullgar, i akuzuar për spiunim për Rusinë dhe i sanksionuar nga Uashingtoni për korrupsion, është zgjedhur kryetar i Lëvizjes Ndërkombëtare të Rusofilëve (MDR). Ky grup mbështetet nga Ministria e Jashtme ruse dhe pretendon se ka anëtarë nga 40 shtete.
Nikolai Malinov, i cili po ashtu është lider i grupit lobues pro-Rusisë në Bullgari, që njihet me emrin Lëvizja Kombëtare Rusofile, dhe garon për deputet në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm në Rusi, u zgjodh me votë unanime si kryetar i MDR-së, gjatë kongresit të kësaj lëvizjeje që u mbajt në Moskë më 14 mars.
Në këtë ngjarje mori pjesë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, zëvendëskryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, Konstantin Kosachev, ideologu Aleksandr Dugin dhe oligarku Konstantin Malofeyev.
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe patriarku rus Kirill, dërguan mesazhe urimi në këtë kongres.
Më 2019, Malinov, ish-deputet i Partisë Socialiste të Bullgarisë (BSP) u akuzua për financim dhe spiunim për dy organizata ruse dhe iu ndalua që të udhëtonte jashtë vendit.
Muajin e kaluar, Malinov u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania për korrupsion së bashku edhe me shtatë politikanë të tjerë bullgarë, që kanë qenë anëtarë të Parlamentit apo kanë pasur pozita qeveritare.
Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se Malinov, të cilit i është ndaluar të udhëtojë jashtë vendit, kishte korruptuar një gjykatës bullgar për t’i lejuar që të shkonte në Rusi që personalisht të pranonte Medaljen e Miqësisë që ia ndau Putini më 2019.
Partia e Malinovit, Rusofilët për Ringjalljen e Atdheut dhe grupi Lëvizja Kombëtare Rusofile janë nën sanksione amerikane, sipas Aktit Magnitsky, që shënjestron shkelësit e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin në mbarë botën.
Edhe pse ende ka akuzë për spiunazh, Malinov aktualisht është kandidat për zgjedhjet e 2 prillit nga koalicioni Bullgaria Neutrale, ku bën pjesë grupi i tij Lëvizja Kombëtare Rusofile. Është e paqartë se si atij iu lejua që të udhëtonte për në Moskë sërish, pasi ndaj tij ka urdhër që të mos lejohet të udhëtojë jashtë vendit./REL
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha t...
Tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit që goditi Turqinë mun...
Rusia nuk e pranon se e ka prekur dronin amerikan mbi ...
Qeveria amerikane ka miratuar një projekt për shpimin ...
Pas përplasjes vdekjeprurëse të trenave në Greqinë qendror...
Mbi 90 për qind e banorëve janë larguar, shumica e qyt...
Gjatë vizitës në Berlin të kryeministrit të Butanit, k...
Kina do të rihapë kufijtë e saj për turistët dhe do të rif...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharo...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili po kandi...
Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgue...
Kryeministri suedez tha të martën se gjasat e anëtarësimit...
Parlamenti britanik diskutoi mes debatesh projektligjin e ...
Gjendja në shumicën e vijave të frontit në Ukrainë ësh...
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtet...
Inxhinierë strukturorë dhe civilë të Mbretërisë së Bashkua...
Moska ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e një gjykate n...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndë...
Kina do të rifillojë lëshimin e vizave për turistët e ...
Cikloni shkatërrues “Freddy”, ka goditur Afrikën Jugore, i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...