Olsjan Çela shënjestron KLP: Ndërveprimi defektoz
Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela në Komisionin për Nis...
Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela në Komisionin për Nis...

Sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit do të arrijnë një intensitet të ri të martën dhe presidenti Donald Trump vendos se sa gjatë do të vazhdojë kjo luftë, tha shefi i Pentagonit, Pete Hegseth.
“Sot do të jetë përsëri dita jonë më intensive e sulmeve brenda Iranit”, tha Hegseth në një konferencë për shtyp në Pentagon.
SHBA-ja dhe Izraeli i nisën bombardimet kundër republikës islamike më 28 shkurt.
Hegseth shtoi se sa i përket kohëzgjatjes së luftës, Trump-i është ai që “e kontrollon ritmin”.
“Ai është ai që vendos”, tha Hegseth.
“Nuk është detyra ime të them nëse ky është fillimi, mesi apo fundi”, shtoi sekretari i Mbrojtjes.
Ndër synimet e luftës është edhe shkatërrimi i marinës së Iranit, e cila është goditur me “artileri, avionë luftarakë, bombardues dhe raketa të lëshuara nga deti”, tha gjenerali Dan Caine, oficeri më i lartë ushtarak amerikan, në të njëjtën konferencë me Hegseth.
Irani është zotuar se do t’i bllokojë të gjitha eksportet e naftës përmes Gjirit për aq kohë sa zgjatë lufta, ndërsa Trump ka kërcënuar me “vdekje, zjarr dhe tërbim” nëse Teherani ndërhyn në eksportet e naftës.
Caine tha se forcat amerikane vazhdojnë “të kërkojnë dhe të godasin anijet që vendosin mina dhe depot ku ruhen minat”, pasi këto janë armë që Irani mund t’i përdorë për ta bllokuar trafikun detar.
Ndërkohë, Hegseth e akuzoi Iranin se “po vendos raketahedhës në lagje civile, pranë shkollave dhe pranë spitaleve për t’i penguar sulmet tona. Kështu veprojnë ata”.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio e ka akuzuar Iranin se po tenton “të mbajë botën peng” duke nisur sulme hakmarrëse nëpër Lindje të Mesme dhe ka thënë se operacionet ushtarake amerikane, me qëllim të kufizimit të kapaciteteve të Teheranit, janë duke përparuar sipas planeve.
Si shembull për sulmet e Teheranit ndaj vendeve fqinje, NATO-ja ka thënë se e ka rrëzuar një raketë balistike në hapësirën ajrore turke për herë të dytë prej kur ka nisur lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.
“NATO e ka rrëzuar sërish një raketë të nisur në Turqi. NATO-ja është e vendosur që t’i mbrojë aleatët ndaj secilit kërcënim”, ka thënë aleanca përmes një postimi në rrjete sociale më 9 mars, por pa dhënë më shumë hollësi.
Ministria turke e Mbrojtjes e ka konfirmuar incidentin, duke shtuar se disa fragmente municionesh kanë rënë në toka të zbrazëta në Gaziantep, qytet në jug të Turqisë, afër kufirit me Sirinë. Nuk ka raportime për viktima. /REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izr...
Një fragment meteorit ra në çatinë e një shtëpie në qyteti...
Britania e Madhe ka vendosur të dërgojë një anije të dytë ...
Sipas medias së njohur amerikane ‘Wall Street Journal’, di...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se s...
Ndërsa SHBA-ja dhe Izraeli vazhdojnë sulmet ajrore ndaj Ir...
Lufta e Iranit, sipas presidentit të SHBA-së, Donald Trump...
Parlamenti Europian pritet të votojë së shpejti një ligj t...
Alexander Butterfield, ish-ndihmës i lartë i presidentit a...
Pothuajse gjysma e uraniumit të Iranit të pasuruar në mbi ...
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, sistemet e mbrojtjes ajrore...
Dhjetë ditë që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj I...
Të hënën, Presidenti i SHBA-së, Trump, lëshoi një tjetër...
Qeveria e Kosovës ka dalë me një reagim lidhur me vendimin...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur mrbëmjen e so...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shprehur se lu...
Ministria Britanike e Mbrojtjes ka deklaruar ditën e sotm...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dh...
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Një hetim i medias britanike “The Sun” pretendon se rrjete...
Dy shpërthime kanë tronditur të martën qendrën e Damaskut,...
Një sistem i ri online për autorizimin paraprak të hyrjes ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur drejt Ankar...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...