Ekspertët: Sulmet ndaj lirisë së fjalës po rriten në të gjithë SHBA-të
Ekspertët e Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane ...

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan përballet me atë që analistët thonë se është sfida e tij më e madhe në zgjedhjet presidenciale të majit nga një njeri që shumë e kanë quajtur Gandi turk. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Stambolli, Dorian Jones një çështje që mund të përbëjë problem për kandidatin e opozitës turke të bashkuar është besimi fetar i zotit Kemal Kilicdaroglu.
I mbështetur nga gjashtë parti të spektrit të gjerë politik turk, Kemal Kilicdaroglu, kreu i partisë kryesore opozitare të vendit CHP, njoftoi kandidaturën e tij për president në fillim të muajit mars.
Ai premton reforma gjithëpërfshirëse, për të frenuar pushtetin e presidencës dhe për të rikthyer demokracinë parlamentare.
"Ai thotë: ‘Unë nuk do të sundoj si një njeri i vetëm; Unë do të sundoj me konsensus’. Ai premton stabilitet ekonomik dhe një Turqi që respekton të drejtat e njeriut, ku të gjithë përfaqësohen në mënyrë të barabartë. Duhet të kujtojmë se Kemal Kilicdaroglu ka qenë në politikë dhe në burokracinë shtetërore për një kohë shumë të gjatë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, nuk ka pasur asnjë akuzë për korrupsion”, tha redaktorja e televizionit turk, “Halk TV”.
74-vjeçarit Kilicdaroglu i atribuohet edhe ringjallja e partisë së tij, CHP. “Marshimi i tij për drejtësi” prej 400 kilometrash nga Ankaraja në Stamboll, për shkak të burgosjes së kritikëve të qeverisë u shndërrua në një nga lëvizjet e para masive kundër sundimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Zoti Kilicdaroglu siguroi fitore në zgjedhjet komunale në katër nga pesë qytetet më të mëdha të Turqisë, përfshirë bastionin e dikurshëm të presidentit Erdogan, Stambollin.
Kritikët theksojnë se zotit Kilicdaroglu i mungon karizma e zjarrtë e zotit Erdogan.
Megjithatë, analistët thonë se tërmetet vdekjeprurëse të shkurtit i kanë ndryshuar gjërat, me zemërimin në rritje për dështimet në inspektimin e ndërtimeve, që u shembën dhe akuzat për reagim të ngadaltë të qeverisë.
Zoti Kilicdaroglu, siç vlerësojnë disa analistë, po i shfrytëzon këto ndjenja të banorëve.
“Ai tha se ky sistem nuk po funksionon si duhet, kështu që ne duhet të fillojmë diçka krejtësisht të re. Ne duhet ta ndryshojmë këtë vend një herë e mirë, sepse ka shumë gjëra që po shkojnë keq”, thotë gazetarja e portalit për lajme politike, “Politikyol”.
Feja mund të jetë një tjetër pengesë për zotin Kilicdaroglu. Ai vjen nga komuniteti liberal islamik Alevi, të cilin disa konservatorë e konsiderojnë heretik.
Alevitë janë përballur me diskriminim shekullor në Turqi. Por analistët thonë se pas njëzet vjetësh të sundimit të presidentit Erdogan, periudhë e dominuar nga tensionet mes besimtarëve dhe laikëve; tani elektorati është më i interesuar për shqetësimet ekonomike sesa për politikat e identitetit.
“Mendoj se vendi, ose veçanërisht të rinjtë, kanë ecur përpara dhe nuk merren se cilit besim i përket kandidati. Ekonomia është në rrënim. Shkalla e inflacionit është e jashtëzakonshme. Kemi krizë të monedhës dhe borxhi po rritet”, tha ekspertja turke e zhvillimeve politike nga Universiteti Okan.
Me koalicionin e partive të zotit Kilicdaroglu, që përfshin nacionalistët, islamistët, të majtën dhe të djathtën, ai premton një fund të polarizimit politik dhe etnik në atë që shumë e shohin si sfidën më të madhe ndaj sundimit të zotit Erdogan./ VOA
Ekspertët e Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane ...
Hakerët rusë duket se po përgatiten për një valë të re të ...
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se pati një bisedë...
Ministri i Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al-Jadaa...
Departamenti amerikan i Thesarit, u vendosi sanksione tre ...
Osman Mehmedagiç, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës...
Ish-deputeti bullgar, i akuzuar për spiunim për Rusinë dhe...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha t...
Tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit që goditi Turqinë mun...
Rusia nuk e pranon se e ka prekur dronin amerikan mbi ...
Qeveria amerikane ka miratuar një projekt për shpimin ...
Pas përplasjes vdekjeprurëse të trenave në Greqinë qendror...
Mbi 90 për qind e banorëve janë larguar, shumica e qyt...
Gjatë vizitës në Berlin të kryeministrit të Butanit, k...
Kina do të rihapë kufijtë e saj për turistët dhe do të rif...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharo...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili po kandi...
Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgue...
Kryeministri suedez tha të martën se gjasat e anëtarësimit...
Parlamenti britanik diskutoi mes debatesh projektligjin e ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...