SHBA paralajmëron civilët: Shmangni zonën e Ngushticës së Hormuzit
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pa...

Një draft-raport vjetor i Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën vlerëson se viti 2025 ishte një “vit i humbur” për vendin, për shkak të krizës së vazhdueshme politike gjatë gjithë 12 muajve.
Draft-raporti, autor i të cilit është raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, përshëndet formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, por shpreh keqardhje për dështimin e Kuvendit për ta zgjedhur një president të ri brenda afatit kushtetues, duke e shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Kosova kishte Kuvend jofunksional dhe Qeveri në detyrë gjatë vitit të kaluar, pasi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nuk dhanë fitues të qartë dhe partitë politike dështuan të gjejnë pajtueshmëri për një qeveri të shumicës.
Kjo bëri që vendi të mbante sërish zgjedhje më 28 dhjetor, por mungesa e një ujdie për zgjedhjen e presidentit, pasi presidentes së tanishme Vjosa Omani i mbaron mandati më 4 prill, rrezikon ta çojë vendin në zgjedhje për herë të tretë brenda një periudhe rreth njëvjeçare.
Draft-raporti, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, duhet t’i nënshtrohet diskutimit dhe më pas votimit në Parlament Evropian. Terras, në arsyetimin e tij shoqërues, vlerëson se disa nga sfidat për Kosovën janë probleme të trashëguara, zgjidhja e të cilave kërkon përfshirjen e gjithë rajonit në një proces më të gjerë integrimi në Bashkimin Evropian.
Dialogu
Ai shkroi në raport se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë ka dështuar të jetë frytdhënës.
“Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili u nis për të gjetur një kompromis të pranueshëm për palët, për fat të keq nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Dialogu në thelb ishte joaktiv gjatë vitit 2025. Kjo ndodhi edhe sepse Kosova nuk kishte një qeveri me mandat dhe kompetenca të plota, ndërsa negociatat në këtë formë nuk kanë perspektivë”, theksoi Terras në arsyetim.
Viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një sërë rundesh të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takime të nivelit të lartë politik nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023.
Terras theksoi se Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së duhet patjetër të bëjnë gjithçka për të siguruar që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë me energji të re.
Në draft-dokument rikujtohet se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimi i detyrimeve nga dialogu për normalizim mbeten pjesë përbërëse e të ardhmes së Kosovës në BE.
Ai ritheksoi rëndësinë e angazhimit konstruktiv të autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht detyruese për normalizimin, e cila, sipas tij, duhet të bazohet në njohjen e ndërsjellë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Kosovës dhe Serbisë u bëhet thirrje të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e arritur në Bruksel në shkurt 2023, si dhe aneksin e saj, për të cilin palët u pajtuan në mars të atij viti në Ohër.
Ndër detyrimet për zbatim që kërkon Parlamenti Evropian përfshihen krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe që Serbia të heqë dorë nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.
Nga të dyja palët kërkohet gjithashtu të shmangin veprime të njëanshme që mund të minojnë procesin e dialogut.
Me këtë dokument u bëhet thirrje edhe pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës “të lëvizin drejt njohjes, duke i mundësuar Kosovës të përparojë në mënyrë të barabartë me kandidatët e tjerë”.
Në raport përshëndetet heqja graduale e masave të BE-së ndaj Kosovës që nga maji 2025 dhe kërkohet heqja urgjente e masave të mbetura, të cilat nuk janë më të justifikuara dhe vazhdojnë të kenë ndikim negativ në shoqërinë kosovare; theksohet se ky ndikim është i dukshëm në të gjithë shoqërinë dhe ka goditur veçanërisht komunitetet lokale, organizatat e shoqërisë civile dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Draft-dokumenti do të diskutohet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) më 17 mars. Në të njëjtën ditë do të diskutohet edhe draft-raporti për Serbinë, si dhe raporti i delegacionit të Parlamentit Evropian që vizitoi vendin në janar.
Më vonë gjatë vitit, të dy dokumentet do të kalojnë në votim në seancë plenare dhe do të marrin formën e një rezolute të Parlamentit Evropian. /REL
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pa...
Një plagosje me thikë ka ndodhur në shkollën Thorpe St And...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IE...
Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së ka deklaruar se ...
Nga Tel Avivi në Beograd dhe më pas përsëri në Tel Aviv. K...
Kharg është një ishull i Iranit me rëndësi strategjike, që...
"Politika e Iranit për sulme reciproke ka marrë fund", tha...
Të paktën tri anije u goditën të mërkurën në dhe përreth r...
Shoferët në Mbretërinë e Bashkuar po vazhdojnë të shohin n...
Një dron goditi një strukturë të madhe diplomatike amerika...
Nga një moment në tjetrin, kriza e Iranit duket se po përh...
Sipas raportimeve në mediat iraniane, Mojtaba Khamenei, li...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se ...
Sipas një raportimi nga media prestigjioze amerikane "New ...
Forcat Mbrojtëse të Izraelit lëshuan një tjetër urdhër eva...
Irani ka nisur sulme me raketa në bazat amerikane të Al Ud...
Pentagoni po shqyrton alternativa shtesë, të tilla si shoq...
Sinjali i radios filloi të transmetohej për herë të parë m...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Coeur d’A...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes dy personave...
Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e shtetasit A.B. n...
Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë një...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Komanda qendrore e ushtrisë së Iranit njoftoi për ndaljen ...
Qyteti i Utsunomiya, rreth 100 kilometra në veri të Tokios...
Të paktën 32 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian (BE) t...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit ban...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...