"Kurrë më gjenocid"/ Aktivistët pro-palestinezë varin banderolë në Portën e Brandenburgut në Gjermani
Aktivistët pro-palestinezë përdorën një vinç për të varur ...

Kosova i mbajti zgjedhjet parlamentare në shkurt të 2025-tës, por viti lehtësisht mund të përfundojë pa një Qeveri të re. Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.
Në ditën kur u caktua mandatar, Konjufca u bëri thirrje partive tjera politike që t’i linin anash inatet dhe të votonin për një Qeveri të përkohshme deri në prillin e vitit tjetër – kur i skadon mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani – por, partitë e mëdha shqiptare e bënë të qartë se nuk kanë votë për të.
Konjufca është mandatari i dytë i LVV-së, pas kreut të partisë, Albin Kurti, që do të provojë të formojë Qeverinë e re. Kjo parti, ndonëse ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fillimvitit, nuk ka siguruar mjaftueshëm vende në Kuvend për ta zgjedhur e vetme Qeverinë.
“Kurti 2.5”, “Konjufca 1” apo tjetër?
Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se beson që kabineti që do ta paraqesë Konjufca do të jetë i njëjtë me kabinetin e propozuar nga Kurti, dhe nëse përbërja dhe përkrahja politike nuk kanë ndryshuar, nuk pritet rezultat i ri në votim.
“Në këto rrethana, konsiderojmë që e vetmja mundësi reale për një qeveri të re do të ishte një marrëveshje politike për ta prodhuar një qeveri teknike, me mandat të kufizuar, dhe me disa objektiva të qarta, të cilat tashmë janë problematike”, shprehet Jakaj, duke përmendur si më kritike: miratimin e buxhetit të shtetit dhe të disa komunave për vitin e ardhshëm, ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare që lidhet me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, si dhe miratimin e buxhetit për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).
Për dallim prej Konjufcës, që nuk është deklaruar në publik rreth formimit të Qeverisë, Kurti tha ditë më parë se këtë javë mund të ketë më shumë hollësi rreth procesit.
Ai përsëriti qëndrimin e tij se nuk është mirë për Kosovën të ketë zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill.
“Deputetët e Republikës janë para përzgjedhjes: ose ‘Kurti 2.5’ deri në dhjetor, ose ‘Konjufca 1’ deri në prill. Por, pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur”.
Pse nuk po thirret seanca?
Rëndom në Kosovë, seancat për formim të Qeverisë janë mbajtur shpejt pasi është mandatuar një figurë për kryeministër. Për Jakajn, situata e tanishme është e pazakontë, dhe ai është i befasuar me Konjufcën.
“Kam pasur pritje të tjera nga zoti Konjufca, që ai të jetë më i shpejtë dhe më dialogues me partitë tjera, në mënyrë që të gjejë një zgjidhje”.
Përveç mungesës së votave, në Kosovë flitet gjerësisht se një tjetër arsye për zvarritje të procesit është që koha e zgjedhjeve eventuale të përshtatet me pushimet e diasporës në Kosovë, diku rreth 28 dhjetorit.
Jakaj shpreson që presidentja do ta evitojë këtë datë, meqë është periudhë feste në pjesën më të madhe të botës.
“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin pas datës 24 dhjetor, do të përbënin problem, në kuptimin që të mos ketë prani ndërkombëtare për t’i monitoruar zgjedhjet e jashtëzakonshme”.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse Qeverinë nuk arrin ta bëjë as mandatari i dytë, atëherë presidentja Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.
Vetë Osmani tha ditë më parë se u ka treguar krerëve të partive ish-opozitare që nëse nuk dëshirojnë ta pranojnë një nismë legjislative të nisur nga ana e Qeverisë në detyrë për miratimin e ligjeve – sikurse ai për buxhetin ose Planin e Rritjes së BE-së - atëherë një kërkesë formale mund ta bëjë ajo në emrin e tyre, mirëpo fillimisht partitë duhet të kenë gatishmëri që ato ligje t’i votojnë në Kuvend.
“Ka mundësi të zgjidhet kjo çështje, mirëpo deri më tani nuk kam përgjigje”, u shpreh ajo.
Sipas presidentes, marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë gati 1 miliard euro, buxheti i shtetit dhe çështje tjera do të duhej të votoheshin “nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt të këtij viti, por akoma s’kanë vendosur asgjë”.
Çfarë nëse vendi shkon në zgjedhje?
Ekspertët parashikojnë që do të gjendet një mënyrë që Kosova të ketë buxhet deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm, ndërsa fondet e huaja rrezikojnë të humbin.
Nëse pas 31 marsit s’ka institucione funksionale, atëherë vendi do të përballet me situatë të paparashikueshme, meqë nuk do të ketë paga për punëtorët e sektorit publik dhe as operatorët e sektorit privat nuk do të mund t’i kryejnë punët e tyre, në mungesë të kryerjes së obligimeve nga ana e shtetit.
Megjithatë, partitë vazhdojnë të mos gjejnë mes, dhe besojnë se zgjedhjet e parakohshme janë opsioni i vetëm real.
Njohësit e çështjeve politike, në anën tjetër, nuk presin ndryshime të mëdha në rezultate, dhe përsërisin që vetëm kompromisi e nxjerr vendin nga kriza. Mbetet të shihet kush do ta bëjë kthesën e madhe.../REL
Aktivistët pro-palestinezë përdorën një vinç për të varur ...
Bedri Hamza ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partis...
Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara vulosi mo...
Stuhia ‘Claudia’ solli shira të rrëmbyeshëm, përmbytje, pe...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka deklaruar se ...
Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka bërë thirrje preside...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi kët...
Kosova vazhdon të jetë në krizë institucionale në pritje t...
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik ...
Agjencia Europiane e Policisë [EUROPOL] ka bërë të ditur s...
Franca përkujton sulmet terroriste të 13 nëntorit 2015, në...
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një projektligj për ...
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e ka pranuar një letë...
Ministrat e Energjisë dhe Drejtësisë në Ukrainë kanë dhënë...
Rusia tha të mërkurën se forcat e saj po vazhdojnë të bëjn...
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë goditi Qipron këtë të më...
Memli Krasniqi ka mbajtur një deklaratë për mediat pas dhë...
Memli Krasnqi ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të...
Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill, për tri...
Një teleferik i ri urban, i pari i këtij lloji në rajonin ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...