Parisi shënon 10-vjetorin e sulmeve terroriste/ Macron dhe Hidalgo marrin pjesë në homazhe
Franca përkujton sulmet terroriste të 13 nëntorit 2015, në...

Agjencia Europiane e Policisë [EUROPOL] ka bërë të ditur se më 12 nëntor ka ofruar ndihmë në një hetim të kryer nga gjermanët, lidhur me një grup mercenarësh, të angazhuar nga një rrjet kriminal, me qëllim të kidnapimit të kreut të një bande rivale shqiptare për trafikim droge.
Kreu i kësaj bande shqiptare – emri i të cilit nuk është bërë i ditur – dyshohet se e ka orkestruar vjedhjen e disa tonëve të kanabisit, në vlerë të miliona eurove.
Aksioni i koordinuar është fokusuar në shtetas të Letonisë, disa prej të cilëve ishin me prapavijë në Legjionin e Huaj Francez.
EUROPOL-i ka thënë se në operacion janë përfshirë autoritetet për zbatim të ligjit prej Danimarkës, Francës, Letonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Këta individë shumë të trajnuar kanë qenë të pajisur me pajisje profesionale dhe kanë qenë aktivë në emër të grupit të krimit të organizuar".
Në ditën e operacionit policor janë arrestuar katër individë në Danimarkë, Francë, Letoni dhe Mbretëri të Bashkuar, ndërsa dy të tjerë, që janë arrestuar në tetor të vitit 2014 në Gjermani, tashmë janë dënuar nga gjykatat.
EURPOL-i ka thënë në njoftim se ky operacion është i lidhur me fenomenin e ashtuquajtur "Dhuna si shërbim", që do të thotë se kryesit e krimit ofrohen për t’i kryer aktet e dhunshme në emër të rrjeteve tjera kriminale.
Për organizatën evropiane, ky është një trend shqetësues, i cili është edhe rezultat i luftës në Ukrainë.
“Ukrainasit e trajnuar nga forcat amerikane, legjionarët dhe mercenarët rusë, të gjithë ish-ushtarë të zonave të luftës, po kthehen nga fronti dhe po i shfrytëzojnë aftësitë e tyre për krim të organizuar. Teksa lufta në Ukrainë vazhdon dhe potencialisht intensifikohet, Europa mund të përballet me numër në rritje të këtyre individëve të përfshirë në aktivitete kriminale”.
Prandaj, EUROPOL-i ka bërë thirrje që të vëzhgohen këto veprimtari dhe të bëhen përgatitje për sfidat që mund t’i sjellin.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Franca përkujton sulmet terroriste të 13 nëntorit 2015, në...
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një projektligj për ...
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e ka pranuar një letë...
Ministrat e Energjisë dhe Drejtësisë në Ukrainë kanë dhënë...
Rusia tha të mërkurën se forcat e saj po vazhdojnë të bëjn...
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë goditi Qipron këtë të më...
Memli Krasniqi ka mbajtur një deklaratë për mediat pas dhë...
Memli Krasnqi ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të...
Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill, për tri...
Një teleferik i ri urban, i pari i këtij lloji në rajonin ...
Kryeministrja e Lituanisë ka thënë se bëhet fjalë për “një...
Tensionet midis SHBA-së dhe Venezuelës po përshkallëzohen,...
Ministri i Çështjeve Strategjike në Izrael, Ron Dermer...
Kanadaja po pret ministrat e jashtëm të Grupit të Shtatë d...
Autoritetet panameze njoftuan një ditë më parë se kishin s...
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të martën në G...
Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se Franca do të formoj...
Indeksi i tërësishëm çmimeve të konsumit në Kosovë u rrit ...
Spanja, Italia, Greqia dhe Qiproja konsiderohen "nën presi...
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar drejtorin e Ag...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...