EUROPOL-i arreston pjesëmarrës në komplotin për rrëmbimin e një trafikanti shqiptar të drogës
Agjencia Europiane e Policisë [EUROPOL] ka bërë të ditur s...

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, tha të enjten se e ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian, Peter Sorensen, se një bankë serbe nuk po i pranon mjetet financiare që Kosova po i dërgon për t’i ndihmuar shqiptarët në jug të Serbisë.
Në një shkrim në "Facebook", Bislimi tha se 3.650 fëmijë shqiptarë në Luginë të Preshevës janë duke përdorur 35.448 tekste shkollore të financuara nga qeveria e Kosovës, pas kërkesës zyrtare të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) atje.
Megjithatë, shtoi ai, pagesa përkatëse prej 304.511,16 euro, për furnizim me tekste shkollore, përkrahjen e aktiviteteve ndërkombëtare të avokimit dhe funksionimin institucional të KKSH-së, është bllokuar tri herë radhazi nga banka pranuese në Serbi.
“Në të tria rastet, transferi është refuzuar. Mjetet po refuzohen pa dhënë asnjë arsye ligjore, teknike apo rregullatorë”, theksoi Bislimi.
Ai tha se kjo është shndërruar në çështje serioze që ka marrë karakter “të pengesës sistemike” ndaj të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, prandaj edhe “sot e kam njoftuar Peter Sorensenin”.
Bislimi e cilësoi këtë si “model të qëllimshëm administrativ që synon të pengojë mbështetjen e ligjshme dhe transparente për komunitetin shqiptar” në jug të Serbisë.
“E njëjta qasje është vërejtur edhe në anulimin e vendimit të KKSH-së për programin e subvencioneve bujqësore për fermerët shqiptarë, pavarësisht se të gjitha procedurat ligjore dhe verifikimet ishin përfunduar plotësisht. Këto veprime nuk janë raste të izoluara, por tregues të një qasjeje të strukturuar të pengimit administrativ”, tha ai.
Vitin e kaluar, Kosova e akuzoi Serbinë se po e pengonte mbështetjen financiare për bujqit në Luginën e Preshevës, pasi qeveria e Kosovës i kishte ndarë 1 milion euro për subvencione në sektorin e bujqësisë për shqiptarët atje.
Shqiptarët që jetojnë në këto tri komuna në jug të Serbisë shpesh ankohen për praktika diskriminuese nga shteti serb, teksa zyrtarët në qeverinë e Kosovës u kanë bërë jehonë këtyre akuzave.
Ata për vite të tëra ankohen po ashtu për pasivizim të adresave të banimit dhe gjatë këtij viti kanë protestuar disa herë duke kërkuar më shumë të drejta.
Banorët e Luginës dhe udhëheqës të komunave atje kanë kërkuar disa herë që të ketë prani të mekanizmave ndërkombëtarë, në mënyrë që të mbikëqyren kushtet e jetesës në atë pjesë.
Por, edhe Serbia e akuzon Kosovën për shkeljen e të drejtave të serbëve në veriun e vendit, pasi vitin e kaluar autoritetet kosovare e ndaluan dinarin dhe mbyllen institucione paralele serbe, të cilat i cilësojnë si të paligjshme.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur në vitin 2008, dhe e sheh atë si pjesë të veten.
Beogradi i financon përmes buxhetit të Serbisë të gjitha institucionet arsimore dhe shëndetësore në zonat me shumicë serbe në Kosovë.
Në dialogun e Brukselit, që tani udhëhiqet nga Sorensen, Kosova dhe Serbia kanë arritur disa marrëveshje që nga viti 2011, përfshirë atë për normalizimin e marrëdhënieve më 2023, por ato nuk kanë gjetur zbatim./REL
Agjencia Europiane e Policisë [EUROPOL] ka bërë të ditur s...
Franca përkujton sulmet terroriste të 13 nëntorit 2015, në...
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një projektligj për ...
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e ka pranuar një letë...
Ministrat e Energjisë dhe Drejtësisë në Ukrainë kanë dhënë...
Rusia tha të mërkurën se forcat e saj po vazhdojnë të bëjn...
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë goditi Qipron këtë të më...
Memli Krasniqi ka mbajtur një deklaratë për mediat pas dhë...
Memli Krasnqi ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të...
Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill, për tri...
Një teleferik i ri urban, i pari i këtij lloji në rajonin ...
Kryeministrja e Lituanisë ka thënë se bëhet fjalë për “një...
Tensionet midis SHBA-së dhe Venezuelës po përshkallëzohen,...
Ministri i Çështjeve Strategjike në Izrael, Ron Dermer...
Kanadaja po pret ministrat e jashtëm të Grupit të Shtatë d...
Autoritetet panameze njoftuan një ditë më parë se kishin s...
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të martën në G...
Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se Franca do të formoj...
Indeksi i tërësishëm çmimeve të konsumit në Kosovë u rrit ...
Spanja, Italia, Greqia dhe Qiproja konsiderohen "nën presi...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...