web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tetova u përfol në stolin e Teutës, reagon klubi durrsak

2026-04-17 18:37:00, Sport CNA

Tetova u përfol në stolin e Teutës, reagon klubi durrsak

Situata rreth stolit të Teutës ka marrë një kthesë të papritur. Pas njoftimit zyrtar të Edlir Tetovës për largimin nga Egnatia në fund të sezonit, zërat për një kalim të tij te skuadra e qytetit të lindjes u përhapën me shpejtësi.

Megjithatë, klubi i Teutës ka reaguar ashpër përmes një deklarate zyrtare, duke i cilësuar këto lajme si spekulime të shëmtuara dhe dashakeqe.

Teuta konfirmoi besimin e plotë te trajneri aktual, Enkeleid Dobi, duke theksuar se kontrata mes palëve do të respektohet deri në fund.

Sipas drejtuesve durrsakë, këto raportime synojnë vetëm të shpërqendrojnë ekipin në prag të sfidës vendimtare ndaj Elbasanit dhe të minojnë stabilitetin e projektit ambicioz të klubit.

REAGIMI I TEUTËS: 

Teuta kërkon të sqarojë tifozët dhe opinionin publik se trajneri Enkeleid Dobi është nën kontratë me klubin dhe palët do të respektojnë marrëveshjen e firmosur në fillim të sezonit.

Dënojmë me forcë zërat se klubi ka rënë dakord me një trajner tjetër dhe hedhim poshtë këto spekulime të shëmtuara të publikuara në disa media.

Këto shkrime dashakeqe synojnë të minojnë seriozitetin e klubit dhe të shpërqendrojnë ekipin nga objektivat sezonalë.

Teuta garanton tifozët se projekti ynë është ambicioz dhe nuk do të lejojmë askënd të përbaltë punën tonë.

Është e papranueshme që disa media të spekulojnë për ndryshimin e trajnerit pa marrë asnjë informacion nga zyrtarët e klubit.

Teuta është e hapur për çdo lloj pyetjeje nga gazetarët, por ata që publikojnë lajme të rreme për interesa të caktuara duhet të mbajnë përgjegjësi.

Drejtuesit e klubit dhe stafi teknik janë të fokusuar maksimalisht vetëm te fusha e blertë, me synimin për ta mbyllur me sukses kampionatin dhe për të ruajtur stabilitetin e projektit.

Ndeshja e radhës ndaj Elbasanit është një sfidë vendimtare, dhe e gjithë vëmendja është përqendruar te kundërshtari dhe përgatitja e ekipit. Ftojmë tifozët të na mbështesin në këtë moment të rëndësishëm të sezonit.

 





Lajmet e fundit nga