LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-lojtari i Shqipërisë emërohet trajner i klubit të Superiores

2022-08-15 17:13:51, Sport CNA
Ish-lojtari i Shqipërisë emërohet trajner i klubit të

Bylisi ka befasuar, duke ndryshuar trajner javën para fillimit të kampionatit. Jeton Beqiri nuk është më trajner i ballshiotëve.

Pas një oferte nga Arabia Saudite, drejtuesit e Bylisit nuk janë bërë pengesë për trajnerin që i riktheu në elitën e futbollit shqiptar.

Presidenti Besnik Kapllanaj e ka gjetur menjëherë zgjidhjen dhe që në duelin kundër Kastriotit do të jetë në stol trajneri i ri.

Ai është gjirokastriti Arjan Bellai, ish-trajner i Luftëtarit dhe Shqipërisë U19. Pas eksperiencave në Greqi ai rikthehet në Shqipëri dhe do drejtojë Bylisin. 

Lajmet e fundit nga