LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tetori mbyllet me diell/ Mësoni parashikimin e motit se si nis Nëntori

2022-10-31 08:10:00, Sociale CNA

Tetori mbyllet me diell/ Mësoni parashikimin e motit se si nis Nëntori

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të dominojnë të gjithë territorin Shqiptar, ku në orët e para të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë.

Ndërsa në orët e pasdites dhe në vijim pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të vijojnë të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Ndërsa nesër me 1 nëntor 2022, sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës parashikohet që ultësira perëndimore të jetë nën ndikimin e kthjellimeve, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta të vranësirave.

Por në vijim pritet që vranësirat të shfaqen në një pjesë të mirë të vendit tonë, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonat Lindore të Shqipëris.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, POR do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga