LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperaturat mbeten konstante/ Ditët me diell nuk kanë ikur ende

2022-11-02 08:03:00, Sociale CNA

Temperaturat mbeten konstante/ Ditët me diell nuk kanë ikur ende

Territori shqiptar do të vijoj të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke  sjellë  gjatë paradites orë të shumta me diell në një pjesë të mirë të vendit tonë.

Ndërsa në orët vijuese parashikohet që të ketë kalime të pakta të vranësirave, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të do të mbeten kostante në mëngjes, POR do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Ndërsa nesër me 3 nëntor 2022, sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime në pothuajse gjithë vendin tonë.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e pakta të jenë prezente në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga