LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet shqetësimi për kostot e jetesës në Tiranë/ Si ndryshoi në matjet e Barometrit?

2023-03-31 22:03:16, Sociale CNA
Rritet shqetësimi për kostot e jetesës në Tiranë/ Si
Foto ilustruese

Shqetësimi i qytetarëve për koston e jetesës në kryeqytet është rritur. Të ndarë sipas gjinive 32.8% e atyre që mendojnë kështu janë meshkuj, ndërsa 33.9% që kanë renditur koston e jetesës si problematikë kryesore janë femra.

Të ndarë sipas grupmoshave, 49.3% e atyre që mendojnë problematikë koston e jetesës në kryeqytet i përkasin grupmoshës 65-75 vjeç. Kurba vjen duke u ulur sa i përket moshave më të reja.

Rritet shqetësimi për kostot e jetesës në Tiranë/ Si

23.7% e atyre që e mendojnë koston e jetesës si një nga problematikat kryesore i përkasin moshës 18-24 vjeç.

25.8% i përkasin moshës 25-34 vjec, 29.4% i përkasin moshës 35-44 vjeç, 36% i përkasin moshës 45-54 vjeç dhe 38.3% i përkasin moshës 55-64 vjeç.

Rritet shqetësimi për kostot e jetesës në Tiranë/ Si

Sa i përket kostos së jetesës në Tiranën urbane dhe në pjesën tjetër të kryeqytetit, qytetarët janë të ndarë:

34% e kryeqytetasve mendojnë që kostoja e jetesës është problematikë në Tiranën urbane ndërsa 30.4% e tyre mendojnë që kostoja e jetesës është problematikë në pjesën tjetër të Tiranës./ Euronews Albania

Rritet shqetësimi për kostot e jetesës në Tiranë/ Si

15:19 SOCIAL ISSUES

Shkolla

Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...

Lajmet e fundit nga