LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti paqëndrueshëm/ Fundjava me vranësira dhe reshje të izoluara shiu

2022-12-03 08:03:00, Sociale CNA

Moti paqëndrueshëm/ Fundjava me vranësira dhe reshje të

Territori Shqiptar do të vijoj të jetë në dominimin e vranësirave të shumta dhe momenteve të shkurtra me kthjellime përgjatë gjithë ditës.

Por parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes gradualisht ti bëjnë më të dukshme vranësirat në vendin tonë duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu, ku më të fokusuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke  krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Ndërsa nesër me 4 Dhjetor 2022, sipas MeteoAlb, kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë 24orëshit, duke sjellë në territor vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë në Shqipëri reshje shiu.

Pritet që në zona të izoluara reshje të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar, më të dukshme në zonat Jugore dhe Veriore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga