LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira dhe reshje të izoluara/ Parashikimi i motit për sot dhe nesër

2022-12-02 07:59:00, Sociale CNA

Vranësira dhe reshje të izoluara/ Parashikimi i motit për sot dhe

Vijon ndikimin i alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të  shpeshta në të gjithë vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Jugore.

Herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe izoluara, më të dukshme në zonat Juglindore dhe ekstremin Jugor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë.

Ndërsa nesër me 3 Dhjetor 2022, sipas MeteoAlb, territori Shqiptar do të vijojë të jetë në dominimin e vranësirave të shumta dhe momenteve të shkurtra me kthjellime përgjatë gjithë ditës.

Por parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes gradualisht ti bëjnë më të dukshme vranësirat në vendin tonë duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu, ku më të fokusuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga